• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ruçi takohet me Pittenger: Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Shqipëria të jetë një vend i fortë
Home
Shqipëri

Ruçi takohet me Pittenger: Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Shqipëria të jetë një vend i fortë

7 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të kongresmentit Robert Pittinger.

Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, zoti Gramoz Ruçi, u prit në një takim nga zëvendëskryetari i Nënkomisionit për Terrorizmin dhe Financimin e Paligjshëm, z. Robert Pittenger.

Gjatë këtij takimi zoti Ruçi shoqërohej nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, zoti Taulant Balla, nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, zonja Mimi Kodheli, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, përfaqësues i opozitës, dhe nga deputeti Anastas Angjeli.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kongresmeni Pittinger e përgëzoi zotin Ruçi për detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, duke shprehur gadshmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, kongresmeni Pittinger u shpreh: “Të dyja vendet tona ndajnë të njëjtat angazhime, të njëjtat vlera dhe pikëpamje, si dhe të njëjtat shqetësime. Ne do të mblidhemi bashkë me udhëheqësit e më shumë se 50 vendeve për të diskutuar për problemet që ne kemi, si çështja e luftës kundër terrorizmit, financimit të terrorizmit, sigurisë kibernetike dhe shkëmbimit të informacionit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Shqipëria të jetë një vend i fortë, i sigurt dhe një vend që gëzon paqe e begati. SHBA-të kanë një lidhje të fuqishme me ju, dhe ne ju jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë për miqësinë që kemi, e cila do të forcohet në vite”.

Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, zoti Gramoz Ruçi, duke e falenderuar për mikëpritjen, u shpreh se vizioni për një Shqipëri të fortë dhe të besueshme mbështetet mbi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti Ruçi u shpreh: “Ne i jemi gjithmonë mirënjohës SHBA-ve dhe dua të kujtoj këtu 3 momente historike: se pari, Presidentin e madh Woodrow Wilson, i cili në vitin 1920 vuri veton në mbështetje të Shqipërisë si shtet i pavarur. Së dyti, ne shqiptarët nuk e harrojmë kurrë faktin se ishte ndërhyrja dhe mbështetja e SHBA-ve për një Kosovë të lirë dhe të pavarur dhe, së treti, Shqipëria është sot një vend anëtar aktiv i NATO-s dhe partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit falë mbështetjes së SHBA-ve”.

Gjithashtu zoti Ruçi falënderoi kongresmentin Pittenger për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të ambasadës së saj në Shqipëri për mbështetjen e dhënë në procesin e miratimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gjatë kwtij takimi Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nënvizoi: “Falë kësaj reforme, që u përgatit dhe u miratua me mbështetjen tuaj, ne do të kemi një sistem të besueshëm drejtësie” Ai shtoi se miratimi i kësaj reforme është një garanci e domosdoshme për sipërmarrjet e huaja, duke përfshirë edhe ato amerikane për të investuar në Shqipëri.

Gjatë ditës së sotme, zoti Ruçi u takuam me senatorët Mike Inzi, Mark Begich, Chris Coons, John Barroso, Orrin Hatch, Roy Blunt, Mike Rounds, James Lankford.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga Linda Rama e Kryemadhi te Liri Berisha, kjo është stilistja që vesh gratë e njohura (Foto)
Previous article LIVE/ Palestinezët protesta gaz lotsjellës, djegin posterin e Trump

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT