• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ruçi rrëfen përplasjen në Parlament, kërkon ndjesë: Garda gaboi me Berishën
Home
Shqipëri

Ruçi rrëfen përplasjen në Parlament, kërkon ndjesë: Garda gaboi me Berishën

28 December, 2017 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi në një intervistë për Sokol Ballën në “Top Story” në “Top Channel” ka komentuar zgjedhjen e Kryeprokurores së re të Përgjithshme të Përkohshme mes përplasjeve në sallën e Kuvendit.
Ruçi tha se është ndjen përgjegjësi për këtë situatë të krijuar dhe se ka kërkuar falje publike.

Z. Ruçi, si i përjetuat ato orë në sallën e Kuvendit?

Sigurisht, ashtu siç i ka përjetuar, mendoj unë, i gjithë publiku shqiptar, aq më tepër që unë jam përgjegjësi kryesor. Meqë jam nga deputetët më të vjetër në atë sallë, kanë ndodhur shumë gjëra në këto 27 vjet, por 3 apo 4 gjëra nuk kanë ndodhur.

E para, nuk ka ndodhur që të bëhen tubime para sallës së Kuvendit dhe asnjë tubim i derisotëm nuk ka pasur arsye që protestuesit apo drejtuesit e tubimit të hyjnë në sallën e Kuvendit. Kjo është shumë e trishtueshme.

E dyta, gjatë gjithë kohës ka pasur debate të nxehta, debate politike të polarizuara dhe do të ketë të tilla sepse janë normale, në shumë Parlamente ka.

Por nuk ka ndodhur, në memorien time në 27 vjet, që të jetë sulmuar me mjete të kësaj forme, siç është sulmuar kësaj radhe, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nuk përjashtoi mundësinë e një koalicioni të ardhshëm elektoral me LSI-së, në varësi sipas tij me mënyrën se si do të bëjë opozitë dhe rezultatet që do ketë. salla e Parlamentit.

E treta, në asnjë rast, pavarësisht nga kontestimet që ka pasur, qoftë kur kemi qenë ne në opozitë, kemi bërë shfaqje të tilla në Parlament, por jo të kësaj natyre, nuk është cenuar integriteti dhe nuk është sulmuar fizikisht kabineti qeveritar duke pasur parasysh që Rregullorja e Parlamentit e ndalon atë në mënyrë të rreptë dhe të prerë.

E katërta, nuk ka ndodhur në sallën e Parlamentit që trysnia dhe lufta fizike e deputetëve të caktuar të ketë qenë për t’u privuar të drejtën kolegëve të tyre që, pavarësisht se janë kundërshtarë politikë, për t’iu rrëmbyer nga vendqëndrimi i tyre kartat elektronike e për të mos ushtruar funksionin e tyre të deputetit.

Këto janë shumë të trishtueshme për çdo qytetar të këtij vendi, për çdo parlamentar të këtij vendi dhe aq më tepër, për çdo drejtues të Kuvendit. Unë kërkova para disa ditësh edhe ndjesë publike publikut shqiptar.

Ndjesa juaj për ngjarjet e asaj të hëne përfshin edhe përdorimin e forcës fizike kundër deputetit Sali Berisha?

Absolutisht, edhe këtë po. Pse e them absolutisht? Dua ta sqaroj edhe për publikun këtë çështje. Nuk kishte asnjë arsye në atë moment, sigurisht, Garda ka detyrat e saj të përcaktuara në rregullore se si, kur dhe pse ndërhyn dhe për atë punë është.

Kjo nuk është një sajesë shqiptare, por e ka çdo Parlament. Cili ishte gabimi i saj? Gabimi i saj ishte se, nuk ishte ai moment dhe nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri që Z. Berisha mori fjalën dhe mbi të gjitha, që nuk e mori fjalën vetë, por ia dhashë unë. Z. Berisha e ka kërkuar fjalën në të njëjtën kohë më Z. Balla.

Sigurisht, që unë ia kisha dhënë fjalën Z. Balla dhe i kam thënë Z. Berisha, menjëherë për procedurë, menjëherë sa të mbarojë Z. Balla, fjala e keni ju. Z. Berisha ishte në të drejtën e tij që të merrte fjalën. Prandaj, kur kërkova ndjesë, ishte edhe ky moment i vetmi gabim i ndërhyrjes së shërbimit të Gardës, momenti që z. Berisha u ngrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur luksi mbizotëron edhe në mure! Hyni brenda rezidencës që do ju mahnisë me PAMJET e saj
Previous article Gattuso i befason të gjithë: Ndoshta jam trajneri më i dobët në Serie A

Ina.Autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT