• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ruçi: Në 4 vitet e ardhshme 25 mld lekë për bujqësinë, financimi jo për sekserët e abuzuesit
Home
Shqipëri

Ruçi: Në 4 vitet e ardhshme 25 mld lekë për bujqësinë, financimi jo për sekserët e abuzuesit

13 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se Kuvendi dhe qeveria do të financojnë 25 miliardë lekë për zhvillimin e zonave rurale, rritjen e aksesit në tregje dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Ruçi tha se mbështetja financiare për bujqësinë do të shkojë te fermerët dhe jo te sekserët dhe abuzuesit.

“Në katër vitet e ardhshme Kuvendi ka parashikuar të financohen 25 miliardë lekë për zhvillimin e zonave rurale, rritjen e aksesit në tregje dhe përmirësimin e infrastrukturës. Mbështetja për bujqësinë të shërbejë si një nxitje për zhvillimin e ekonomisë. Mbështetja financiare për bujqësinë të shkojë te fermerët dhe jo te sekserët dhe abuzuesit. Ne po inkurajojmë qeverinë që rritja e sigurisë ushqimore të mbetet prioritet. Po forcojmë ligjet. Shërbimi këshillimor në bujqësi është ende i dobët.”

Më tej, kryeparlamentari theksoi se vitet e fundit janë punësuar në sektorin e bujqësisë mbi 40% e forcës së punës, ndërsa siguroi se do të bëhet më pak e kushtueshme rruga e fermerëve shqiptarë drejt tregjeve të huaja, në mënyrë që në një të ardhme të shpejtë ata të konkurrojnë tregjet evropiane.

“Jemi të vetëdijshëm se bujqësia dhe fshati shqiptar zhvillohen në mënyrën asimetrike, me shpërpjesëtime të theksuara. Pavarësisht luhatjeve, të paktën gjatë 10 viteve të fundit bujqësia jep rreth 20% të PBB, por në bujqësi është punësuar deri në 40% të forcës së punës. Forca e punës e angazhuar në bujqësi duhet të punësohet brenda këtyre sektorëve. Ne po përgatisim ligjin dhe po gjenerojmë burime financiare që kjo të bëhet e mundur. Do bëjmë më pak të kushtueshme rrugën e fermerëve shqiptarë drejt tregjeve të huaja. Që në të ardhmen të konkurrojnë me tregjet evropiane.

Duhet të gjejmë zgjidhje që mundi dhe sakrificat, si dhe investimet e fermerëve të prodhojnë prodhime konkurruese me nivel të krahasueshëm me atë evropiane. Aktualisht fermerët shqiptarë kanë më shumë se 1 milionë prona. Kjo strukturë pronë krijon vështirësi dhe i bën fermerët shqiptarë jo konkurrentë dhe nuk favorizon produktivitetin.

Brenda vitit 2021 do të ulet pasiguria për pronën bujqësore. Sipërfaqja e tokës bujqësore në vitet e fundit është dyfishuar, por ka ende mungesa. Kuvendi dhe qeveria po këmbëngulin të realizojnë objektivin e tyre që më 20212 të ketë ujë dhe sistem vaditës.

Vitet e fundit Kuvendi ka miratuar mjaft lidhe dhe ka bërë ndryshime ligjore që mbështesin zhvillimin bujqësor dhe rural, kemi mbështetur edhe mjaft marrëveshje me organizata ndërkombëtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIFA në kongres mban një minutë heshtje për Fadil Vokrrin (FOTO)
Previous article MBANI TË QESHURAT/ Lumi B bën "NAMIN", bën paradë MODE dhe imiton...(VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT