• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RUANI NDERIN”/ Urdhri i fundit i Arta Markut për prokurorët: Arrestoni menjëherë këdo që ju ndërhyn në hetime
Home
Politikë

“RUANI NDERIN”/ Urdhri i fundit i Arta Markut për prokurorët: Arrestoni menjëherë këdo që ju ndërhyn në hetime

9 December, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Dy ditë para largimit nga detyra si kryeprokurore, Arta Marku ka firmosur udhëzimin e fundit për pavarësinë e prokurorëve nga ndërhyrja e politikës në mbylljen e dosjeve, raportin e tyre me drejtuesin e organit të akuzës si dhe mënyrën e informimit për dosjet. Udhëzimi është firmosur nga Arta Marku në datën 4 dhjetor 2019, ndërsa me 6 dhjetor i ka dorëzuar detyrën kryeprokurorit të sapozgjedhur Olsian Çela. Përmes këtij udhëzimi, prokurorët urdhërohen që të refuzojnë çdo ndërhyrje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës si dhe të arrestojnë në flagrancë presonin që ndërhyn, duke përfshirë këtu deputetë, përfaqësues të qeverisë, medias apo të çdo person tjetër.

“Prokurori në çdo rast që evidenton ndërhyrje ose ushtrim i ndikimit të paligjshëm, të papërshtatshëm apo në kundërshtim me ligjin ndaj tij, nga brenda sistemit të prokurorisë, apo nga përfaqësues të pushtetit legjislativ, ekzekutiv, medias apo të çdo personi tjetër juridik a fizik apo subjekt i procedimit penal, menjëherë refuzon çdo ndërhyrje ose ushtrim të ndikimit të paligjshëm, merr çdo masë për të qenë dhe të duket jashtë çdo ndikimi dhe ushtron funksionet në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. Prokurori, në këtë raste, kur janë kushtet ose kriteret ligjore, sipas rastit, menjëherë paraqet kallëzim penal dhe/ose kryhet arrestimi në flagrancë i personit që ushtron ndikim të paligjshëm, dhe njofton pa vonesë drejtuesin e Prokurorisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe/ose kryetarin e saj”, thuhet në udhëzim.

Udhëzimi parashikon gjithashtu që prokurorët duhet të ruajnë në çdo kohë nderin dhe dinjitetin e profesionin të tyre si dhe të sillen në mënyrë profesionale me drejtuesit e prokurorisë të të gjitha niveleve. “Respekti ndaj prokurorit më të lartë përbën një ndër normat kryesore etike, e cila lidhet me respektin ndaj ligjit dhe institucionit të prokurorisë. Prokurori duhet të respektojë etikën dhe ligjin gjatë komunikimit në marrëdhëniet me prokurorin më të lartë”, thuhet në udhëzim.

Sa i takon hetimeve, prokurorët, sipas udhëzimit të ish-kryeprokurores Arta Marku, kanë për detyrë që të informojnë drejtuesin e prokurorisë, sa herë që kërkohet prej këtij të fundit, lidhur me ecurinë e një hetimi të caktuar dhe me vendimmarrjen për një dosje, si dhe për raste të veçanta, për problemet që dalin gjatë hetimit. Prokurori gjithashtu njofton drejtuesin e prokurorisë në raste ku konstaton që ka konflikt interesi të tërthortë apo të drejtpërdrejtë në hetimin e një çështje./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Efektivi i RENEA-s bie nga gremina në Shkodër, dëmton të dyja këmbët (EMRI)
Previous article MILANI NUK FSHIHET/ Jemi në pritje të vendimit të Ibrahimovicit

Delo.autor

Postime të ngjashme

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës Politikë

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës

“PROTESTA NUK DUHET INJORUAR”/ Spiropali publikon përmbajtjen e mocionit për hapjen e partisë: Riktheni debatin, hapësirat dhe... Politikë

“PROTESTA NUK DUHET INJORUAR”/ Spiropali publikon përmbajtjen e mocionit për hapjen e partisë: Riktheni debatin, hapësirat dhe...

GARA NË PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi Politikë

GARA NË PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT