• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RUAJE O ZOT SHQIPËRINË TONË!” Arqipeshkvi George Frendo mesazh shqiptarëve: Ëndërroni të krijoni një vend më të mirë
Home
Aktualitet

“RUAJE O ZOT SHQIPËRINË TONË!” Arqipeshkvi George Frendo mesazh shqiptarëve: Ëndërroni të krijoni një vend më të mirë

23 December, 2019 Delo.autor Aktualitet

Në vigjilje të Krishtlindjes Arqipeshkvi i Metropolitit Tiranë-Durrësit dhe Presidenti i Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot George Frendo iu është drejtuar me një mesazh besimtarëve por edhe gjithë shqiptarëve.

Tërmeti dhe humbjet që pësuan mijëra shqiptarë ishin kryefjala e mesazhit të tij. Imzot George Frendo vlerësoi si një nga tiparet më të bukura të shqiptarëve solidaritetin.
Duke sjellë shembullin e Jezusit fëmijë, ai kujtoi fjalët e tij: ‘pata uri e më dhatë për të ngrënë, isha i zhveshur dhe më veshët’.

“Ndoshta shumë prej jush ëndërroni të largoheni nga Shqipëria por ëndërroni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë”, ishin fjalët e Arqipeshkvit George Frendo që i kërkoi Zotit të ruajë Shqipërinë.

MESAZHI I PLOTË

Në një varfëri ekstreme ka lindur ai që bota e kishte pritur si princ, si shpëtimtar, Jezu Krishti. Asnjë bujtinë, asnjë shtëpi nuk ka gjetur vend për Marian në orët e fundit të shtatzënisë së saj. Sivjet Jezusi u bashkohet atyre që në këto 4 javë po kalojnë ditën dhe natën nën një tendë, jashtë shtëpisë së tyre. U bashkohet atyre që atë natë të 26 nëntorit në pak sekonda kanë humbur gjithçka, disa edhe vetë jetën e tyre. Në shpellën e Betlehemit shohim një çift shumë të varfër që dëgjojnë dënesën e foshnjës së sapolindur, atë dënesë që sot bashkohet me dënesën e atyre që para 4 javësh nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti kanë nxjerrë trupin e pajetë të të afërmit të tyre.
Nata e 26 nëntorit ka qenë një tragjedi e madhe por ka qenë edhe rast që shumë njerëz shqiptarë si edhe të huaj të tregonin solidaritetin e tyre me ata që e kanë humbur një ose më shumë persona, të vdekur nën rrënoja dhe me ata që kanë humbur shtëpinë.
Ne si Kishë katolike por jo vetëm ne, jemi duke ndihmuar shumë persona që po vuajnë pasojat e tërmetit. Sot nga grazhdi Jezusi fëmijë i etur dhe lakuriq na kujton fjalët që ai si i rritur na tha, ‘pata uri e më dhatë për të ngrënë, isha i zhveshur dhe më veshët’.
Ndoshta shumë prej jush ëndërroni të largoheni nga Shqipëria por ëndërroni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë. Vlerësoni më shumë gjërat e bukura në këtë vend dhe tiparet e bukura që kemi trashëguar si popull, ndër të cilat sot përmend veçanërisht solidaritetin që tregoni në rast fatkeqësia.
Nga grazhdi yt o Jezus fëmijë hidhe shikimin tënd mbi Shqipërinë dhe ne të dashur vëllezër e motra, le të vendosim shpresën tonë në atë që si i rritur ka dhënë shëndet atje ku nuk kishte shpresë për shëndet.
Ruaje o Zot Shqipërinë tonë! Ju uroj përzemërsisht Gëzuar Krishtlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E KOMISARIT/ Gjyqtari që liroi Florenc Çapjan i përgjigjet policisë: Nuk ka prova
Previous article TANI E KENI JU NË DORË TË ZGJIDHNI/ Frika më e madhe nga martesa, u vërtetua

Delo.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT