• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RRUGORJA” NË AKSION/ Arrestohen pesë drejtues mjetesh në Vlorë, vendosen 2027 masa administrative
Home
Aktualitet
Kronikë

“RRUGORJA” NË AKSION/ Arrestohen pesë drejtues mjetesh në Vlorë, vendosen 2027 masa administrative

20 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës ka vijuar kontrollet në qytetet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit.

“Rrugoja’ bën me dije se janë arrestuar pesë drejtuar automjetesh dhe janë proceduar dy të tjerë. Po ashtu janë pezulluar edhe 13 leje drejtimi.

Njoftimi:

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit sa më normal në akset rrugore të Vlorës dhe të Sarandës, duke marrë parasysh fluksin e lartë të pushuesve që përshkojnë këto akse, me automjetet e tyre.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 13 leje drejtimi, nga të cilat 8 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 2 për drejtimin mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 3 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 2027 masa administrative, nga të cilat:

– 168 masa për tejkalim shpejtësie;

– 116 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 71 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 11 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

– 280 masa për parakalime të gabuara;

– 651 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;

– 730 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONCERT MADHËSHTOR NË SHESHIN "SKËNDËRBEJ"/ Rita Ora: E emocionuar për rikthimin në Tiranën time të bukur
Previous article NUK NDALET LUFTA/ Lavrov: Objektivat e Moskës në Ukrainë shkojnë përtej Donbasit, procesi vazhdon me këmbëngulje

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT