• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRUGORJA E LEZHËS BËN BILANCIN E DY JAVËVE/ 2 mijë gjoba për shkelje të Kodit Rrugor! 3 drejtues në pranga dhe 14 të tjerë nën hetim
Home
Aktualitet
Kronikë

RRUGORJA E LEZHËS BËN BILANCIN E DY JAVËVE/ 2 mijë gjoba për shkelje të Kodit Rrugor! 3 drejtues në pranga dhe 14 të tjerë nën hetim

15 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rrugorja e Lezhës ka bërë bilancin e 2 javëve të para të gushtit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe janë vendosur 2094 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, përfshirë drejtim mjeti në efektin e alkoolit, përdorimin e celularit, mosvënien e rripit të sigurimit etj.

Ndërohë 3 shoferë janë prangosur dhe 14 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për “Drejtim të  mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror.

Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë këtyre dy javëve, janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 14 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vënë gjithsej 2094 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

15 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;

114 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;

131 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

25 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;

23 masa për xhama të errësuar;

763 masa për parakalime të gabuara;

435 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;

35 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

553  masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MEZI PRES TË VAZHDOJMË BASHKËPUNIMIN..."/ Presidenti Begaj merr letër nga Trump
Previous article VRAU VAJZËN SHTATZËNË ME KALLASHNIKOV/ Doksan Dushku bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ulje të dënimit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT