Enduro Albania & MC Eagles, si dhe Bashkia e Tiranës organizojnë festë të madhe për nder të 28 Nëntorit në bulevardin e ri të Tiranës. Kjo festë mbledh në kryeqytet motoristat e të gjitha trojeve shqiptare.
Njëzetetetë Nëntori sjellë festë të jashtëzakonshme në Tiranë, ku do të jenë pjesëmarrës motoristë të shumtë nga të gjitha trevat.
Programi do të jetë si në vijim:
Prej orës 10:00, muzikë DJ dhe aktivitete të ndryshme;
Prej orës 13:00 do të bëhet parada përshëndetëse për qytetin me flamurin kombëtar;
Prej orës 14:30 do zhvillohen garat me super moto.
Prej orës 19:00h fillon programi festiv me muzikë live dhe DJ Renis Gjoka.
Ne interes te veçantë për publikun është se bashkë organizatorët e kësaj feste është edhe MC Eagle nga Kosova, te cilët sot me 27 Nëntor kanë filluar rrugëtimin ne mënyrë simbolike nga Lidhja e Prizrenit ne Prizren.
Nga aty kanë marrë flamurin kombëtar të cilin në mënyre simbolike do te dorëzojnë në Tiranë.
Për më tepër, shikojeni videon e mëposhtme:


