Mjeku Tritan Kalo u ka bërë apel të fortë qytetarëve që të shmangin grumbullimet nëpër rrugë pasi kjo vë në rrezik jetën e tyre dhe të gjithë personave që kanë përreth.
Sipas tij qytetarët po ndërgjegjësohen pasi ka publikuar dy foto nga rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e “Kavajës”, të cilat kanë qenë të boshatisura, ndryshe nga ç’kanë qenë një ditë më parë ku “gëlonin nga tufa-tufa zerdeli”.
“Shpresoj sot më shumë se sa dje, që mesazhi i “Distancimit social” ka filluar pak nga pak të dëgjohet….Rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e “Kavajës” dje rreth orës 15:30, gëlonin nga “tufa-tufa zerdeli” te rinjsh e të rejash dhe jo vetëm ata por edhe të moshuar, ndërsa SOT ato në të njëjtën orë ishin bosh…
Bashkatdhetarë, ju duam, ju ndihmojmë, ju dëgjojmë dhe do t’ju gjendemi gjithmonë pranë kur JU të keni nevojë për NE, por edhe Ju duhet të kuptoni lodhjen e mundimin tonë e mbi të gjitha, rrezikun infektimit me të cilin përballet vetë stafi mjekësor duke u përkujdesur për ju… RESPEKTONI me bindje këshillat tona….KUJDESUNI edhe më shumë për veten tuaj… Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM ndaj njëri tjetrit, ne patjetër do t’ja dalim mbanë!!!… Ëe ëill ëin that ëar ëith an invisible enemy!!!…God bless Albania and Albanians”, shkruan Kalo.


