• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRUGËS NË KRYEQYTET I VENDOSET EMRI I SPORTISTIT TË NJOHUR/ Veliaj: Njeriu që i dha kaq shumë sportit…
Home
Sociale

RRUGËS NË KRYEQYTET I VENDOSET EMRI I SPORTISTIT TË NJOHUR/ Veliaj: Njeriu që i dha kaq shumë sportit…

27 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Rruga që lidh “Medresenë” me “Unazën” në Tiranë do të mbajë emrin e Muhamet Malos, ish sportist dhe themelues i një prej televizioneve të para në vend, Telesport. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi bashkëshortes së të ndjerit, në shenjë simbolike, një kopje të tabelës me emrin e rrugës. Veliaj tha se Malo mbahet mend si njeriu që i dha aq shumë sportit, sipërmarrjes, filantropisë dhe mbështeti gazetarët e rinj.

“Ai nuk është më mes nesh, prandaj rruga nga ‘Medreseja’ deri tek ‘Unaza’ do të mbajë emrin e tij, si një kujtesë për qytetin dhe për ata që ndoshta nuk kanë qenë bashkëkohës të Metit, por që duan të kujtojnë më të mirën e qytetit tonë, njerëzit më bujarë, me zemrën më të madhe, më guximtarët, të cilët ndonjëherë bëjnë çudira që ne nuk i mendonim kurrë, siç ishte Teleferiku, apo për të qenë pionierët e parë në media atëherë kur mendohej që s’kishte hapësirë për të promovuar gazetarët e rinj”, tha Veliaj.

Ai shtoi se humanisti Malo, me guximin e tij, ka nxitur mjaft të rinj e të reja që të synojnë sa më lart. “Kush rrezikon, kush guxon, bën mrekullira. Më vjen mirë që përtej mrekullive që bëri Meti, të kemi edhe këtë rrugë për të na kujtuar gjithmonë emrin e tij të mirë”, nënvizoi Veliaj.

Muhamet Malo, i cili ndërroi jetë më 6 Mars të vitit 2017, njihet si humanist me kontribut në ndihmë të artit dhe sportit shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË RISI E RE/ Kjo është taksia robot ”Zoox” që tashmë do të qarkullojë në rrugët e Kalifornisë
Previous article "KUR MENDOJ..."/ Argjira Spanca prek me fjalët për të atin e ndjerë: Më merrte me vete në mal, dilnim...

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT