• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Rruga e Pilurit, një tjetër investim i rëndësishëm për zhvillimin e zonave turistike
Home
Ekonomi
Portret

Rruga e Pilurit, një tjetër investim i rëndësishëm për zhvillimin e zonave turistike

29 July, 2018 Sadik.Autor Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Programi i qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës kombëtare, tanimë do zhvendoset edhe drejt fshatrave.

Ministri Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damin Gjiknuri, bashkë me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro inspektuan punimet për rikonstruksionin e rrugës së Pilurit. Një tjetër investim i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin rural por edhe të zonave turistike

Në një postim në rrjetin socila “Facebook”, ministri Gjiknuri publikon një seri fotosh nga punimet që po kryen në këtë rrugë që siç shprehet ai, “kjo rrugë do të mbarojë për pak ditë dhe do të krijojë një akses më të mirë për të gjithë fshatin dhe për të gjithë ata që janë kuriozë për të parë edhe këtë pjesë të bregdetit shqiptar. Investimet deri tashti kanë shkuar kryesisht në zonat bregdetare, por pak nga pak edhe programi jonë i “Rilindjes Rurale” do të çojë në një infrastrukturë më të përmirësuar në fshatra. Ky është një shembull konkret që një infrastrukturë kaq shumë e munguar për fshatin e Pilurit po bëhet realitet”,- theksoi Gjiknuri.

Piluri është një nder shtatë fshatrat që bashkon pjesën bregdetare me atë të Lumit të Vlorës dhe të bashkisë së Himarës. Me një traditë të vyer në disa fusha. Për vetë historinë që bart ky fshat me mbi 130 shtëpi disa dhjetëra vjeçare, ngjarjet e përfundimit të veprave të infrastrukturës, siç është rehabilitimi i Sheshit Qendror të Pilurit dhe së shpejti edhe të shtëpive karakteristike, janë shume të rralla. Nga rruga kombëtare në boshtin e jugut, pas Palasës, Dhërmiut, Vunoit dhe Himarës Fshat, në Himarë marrim në të majtë të rrugës automobilistike ku ecim drejt Pilurit, i cili ngrihet në 700 metra lartësi. Nga larg, duket si një grumbull pemësh i rrethuar nga një mur guror tejet i madh. Rruga kalon më pas në një malore, ngjitur me një faqe mali të zhveshur dhe të thepisur, por pamja që të shfaqet është një nga më marramendëset e rivierës shqiptare, diagonal me detin. Investimi më i shumëpritur është drejt përfundimit të segmentit rrugor Himarë-Pilur jo më shumë se 7 kilometra, gjysma e së cilës gati 4 kilometra po rikonstruktohet dhe asfaltohet në parametrat e një rruge turistike që e zgjeron hartën e frekuentimit turistik në piken më të lakmuar të vargmaleve të Vetëtimës. Investimet e Qeverisë Shqiptare po e shndërrojnë Pilurin në një destinacion turistik nga me tërheqësit në Rivierën tonë.


Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Goditje e rëndë për Barçën, humb dy lojtarë në 3 minuta
Previous article AKUZAT E OPOZITËS/ Reagon Rama: Vetingu, ilaç gjarpërinjsh, recituesit e Lulit fletërrufe

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT