Që prej orën 21 vijon protesta e qytetarëve të kukësit pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
Qytetarë të ndryshëm dhe anëtarë të shoqërisë civile si dhe aktorët e Teatrit Kombëtar i janë bashkuar banorëve të Kukësit në këtë protestë e cila po vijon të mbahet në nivele më të qeta.
Protestuesit mësohet se do të qëndrojnë të gjithë natë para Drejtorisë së Tiranës, deri në lirimin e të afërmve të tyre. Po ashtu pritet nga momenti në moment të vijë pranë protestuesve kreu i PD Lulzim Basha.


