• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RRUGA E GABUAR”/ Të ndaluarit e operacionit me 36 të arrestuar njihen nesër me masat e arrestit (EMRAT)
Home
Breaking News

“RRUGA E GABUAR”/ Të ndaluarit e operacionit me 36 të arrestuar njihen nesër me masat e arrestit (EMRAT)

4 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të ndaluarit  e operacionit “Rruga e Gabuar” njihen nesër me masat e arrestit; Krimet e Rënda dorëzojnë kërkesën në gjykatë

Të martën Prokuroria e Krimeve të Rënda do të njohë 32 të arrestuarit me masën e marrë ndaj tyre në mungesë.

Të arrestuarit: Dritan Gramozi nga Delvina dhe Arjan Shehu banues në Tiranë.  Simon Këri nga Tirana, Rezart Hoxha nga Gjirokastra Astrit Ziguri, Edmond Omeri, Arben Dangulli, Kostaq Gjoka, Afrim Emini, Shuaip Shero, Dashamir Seferi, Leonard Markaj, Glei Sehu, Zamira Xhafaj, Petrit Beqiraj, Ermal Mema, Dashnor Tafani, Mnetor Mici, Avni Lazajn, etj.

Kujtojmë se:

Policia e Shtetit arrestoi 32 persona dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë, si pjesë të një grupi kriminal që pajisnin qytetarë me dokumente të falsifikuara dhe i kalonin në mënyrë të paligjshme në vendet europiane dhe jo vetëm.

Operacioni i Policisë filloi në orët e para të mëngjesit të2 shkurtit, për t’u finalizuar në orët e pasdites së po të njëjtës ditë me arrestimin e një pjese prej tyre, sekuestrimin e laboratorëve dhe një shume të konsiderueshme parash. Operacioni i koduar “Rruga e gabuar” është në vazhdimësi të dy operacioneve të tjera të kryera nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ndërsa në të kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të organeve ligjzbatuese amerikane, të atashuara në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligjzbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS), finalizuan me sukses operacionin e koduar ‘Rruga e gabuar’. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Nga të arrestuarit, 6 prej tyre me masë sigurie ‘Arrest shtëpie’, njoftoi Policia e Shtetit. Burime thonë se punonjësi i arrestuar i Policisë ka shfrytëzuar të dhënat nga puna e tij për të ndihmuar anëtarë të këtij grupi për të bërë të mundur trafikimin dhe falsifikimin e dokumenteve.

OPERACIONI 
Rreth 250 forca policie kanë marrë pjesë në operacion, ndërsa janë zhvilluar një sërë kontrollesh në banesa të personave të vënë në pranga. Ndërkohë, kanë qenë hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese kanë bërë të mundur zhvillimin e operacionit në fjalë. Gjithashtu, bëhet e ditur se pjesë e këtij operacioni, ashtu si në dy operacionet e para, është zhvilluar me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik, të atashuar në ambasadën amerikane (DSS).

Në kuadër të këtij operacioni u zbuluan dhe sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri, që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si, skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash kesh, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentesh të personave si dhe një armë zjarri automatike, kjo e fundit e sekuestruar në banesën e një prej të arrestuarve.

Sipas Policisë, operacioni u zhvillua në bashkëpunim dhe me disa prej drejtorive të Policisë në vend. Ndërkohë, arrestimet janë kryer në 13 qytete të ndryshme të vendit. “Në operacion kanë marrë pjesë Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër. Operacioni u zhvillua në disa qytete të vendit, në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Krujë, Elbasan, Tiranë dhe Korçë” shkruan Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mënyra e shpejtë dhe e lehtë për të mësuar nëse keni dhëmbë të shëndetshëm
Previous article MESSI MBETET LIDERI/ Ronaldo ngjitet në podiumin e “Këpucës së Artë”

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT