• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRUGA E ARBRIT/ Vijojnë punimet intensive, ja kur do të përfundojë
Home
Sociale

RRUGA E ARBRIT/ Vijojnë punimet intensive, ja kur do të përfundojë

18 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Punimet në rrugën në Rrugën e Arbrit po ecin me ritme të shpejta ku pritet që kjo vepër e e rëndësishme infrastrukturore të ketë përfunduar plotësisht brenda afateve të parashikuara. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga ecuria e punimeve në këtë rrugë, ku vihet re intensiteti i lartë i punimeve në veprat kryesore të kësaj rruge.

Puna tashmë ka hyrë në një faze më të avancuar të grafikut të punimeve duke u përqendruar në ndërtimin e trupit të rrugës dhe të shtresave rrugore, përfshirë dhe ata të gjelbërimit, në ndërtimin e llojeve të ndryshme të veprave të artit, në punimet për hapjen, betonimin dhe ata elektro-mekanikë të tuneleve, në ndërtimin dhe montimin e urave të mëdha, në drenazhimin e trupit të rrugës, etj.

Ndërkaq punimet në tuneli T5, me një gjatësi prej 500 metër kanë përfunduar plotësisht përveç shtresës se asfaltit. Me të njëjtat ritme është punuar edhe në Urën e Vashës, ku kanë mbaruar themelet dhe është montuar gjysma e strukturës metalike.

Punimet në Urën e Vashës, e konsideruar si një ndër urat më të larta në rajon, 150 metra nga niveli ku është nisur, do të përfundojnë gjatë periudhës së verës. Kjo urë përbëhet nga themele betoni dhe strukturë metalike tip kapriate, hark. Edhe në krahun tjetër të urës, në hyrjen e tunelit T6, që ka një gjatësi 335 metër, është ecur paralelisht dhe tashmë është hapur plotësisht, si dhe po avancohet me fazat e tjera të punimeve.

Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km nga të cilat deri më sot janë hapur plotësisht 5 tunele dhe po vazhdon hapja e tunelit të Murrizit nga dalja e tij. Ne total janë hapur deri me tani 2.8 km tunel.

Një volum i madh pune është kryer për ndërtimin e katër urave kryesore, një prej të cilave është edhe Ura e Vashës. Kështu janë përfunduar tërësisht Ura U3 mbi Lumin Zalli i Bulqizës me gjatësi 144 m dhe ajo U4 mbi Drinin e Zi me gjatësi prej 260 m.

Po punohet me intensitet edhe për ndërtimin e Urës së Fshatit Fshat që ka një gjatësi 250 m dhe lartësi 157 m mbi Lumin e Xibrit e cila ndodhet midis tunelit T3 dhe atij T4.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFDA E GODITJES SË TRAVERSËS/ Humbet bastin me Alexandre Lacazette, Ozil bëhet bjond (FOTO)
Previous article E RËNDË NË LEZHË/ Aksidentohet një familje, plagosen...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person Aktualitet

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT