• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RRUGA” DREJT MARRËVESHJES ZYRTARE/ Tiranë-Athinë, mbyllet RAUNDI I TRETË i bisedimeve
Home
Shqipëri

“RRUGA” DREJT MARRËVESHJES ZYRTARE/ Tiranë-Athinë, mbyllet RAUNDI I TRETË i bisedimeve

23 June, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi sot për zhvillimin e raundit të dytë të bisedimeve për përcaktimin e zonave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi mes grupeve të negociatorëve është përmbyllur dje në kryeqytetin grek.

Ashtu si dhe në njoftimet për takimet e mëparshme, edhe këtë herë përmbajtja rreth takimit është e shkurtër duke u mjaftuar me faktin se “takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese”, ndërsa shtohet se “grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve”.

Zhvillimi i raundit të tretë ishte njoftuar pak ditë më parë nga ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati sipas të cilit bisedimet me Greqinë për marrëveshjen për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë janë në një pikë ku ekzistojnë të gjithë mundësitë për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët.

“Nga analiza që i kemi bërë këtij procesi mund të thuhet që jemi në një rrugë pa kthim dhe shpresoj që në një të ardhme jo të largët ne ta mbyllim këtë marrëveshje, e cila nuk është e vetmja pikë siç e kam thënë e paketës që ne negociojmë e diskutojmë me palën greke, sepse paketa është shumë me e gjerë se kjo marrëveshje”, deklaroi ministri Bushati cili nuk dha ndonjë afat për përmbylljen e bisedimeve, duke theksuar se “që të dyja palët kanë nevojë për kohën e tyre, në mënyrë që të shkojnë drejt një marrëveshje të pranueshme, të drejtë dhe një marrëveshjeje të zbatueshme”.

Bisedimet zyrtare mes palëve nisën në fund të muajit prill, pas një procesi të gjatë mes Presidencës së Republikës dhe Ministrisë së Jashtme, për marrjen e autorizimit nga kreu i Shtetit. Marrëveshja e mëparshme e vitit 2009 u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në 2010, për shkak se u gjet në shkelje të kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare.

Shqipëria dhe Greqia kanë kaluar një periudhë të gjatë marrëdhëniesh me shumë ulje ngritje. Asnjëherë më parë, siç ka ndodhur prej më shumë se 5 vitesh, nuk ka patur shkëmbime vizitash në nivel kryeministrash. Dialogu i nisur që vjeshtën e kaluar duket se ka sheshuar shumë çështje, përjashtuar atë çame, divergjencat rreth së cilës mbeten ende të thella.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Realizon Hernades, Meksika dyfishon rezultatin ndaj Koresë Jugut (VIDEO)
Previous article Ish-kapiteni i Spanjës: Më kanë diskriminuar për flokët e gjata

g.autor

Postime të ngjashme

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT