• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RROTËN SAPO E MORE…”/ Valteri shpërthen ndaj Bashës: Askush nuk e beson më Lulin
Home
Politikë

“RROTËN SAPO E MORE…”/ Valteri shpërthen ndaj Bashës: Askush nuk e beson më Lulin

4 May, 2021 s.autor Politikë

Deputeti Halit Valteri, i cili iu bashkua PS për zgjedhjet e 25 prillit, e ka cilësuar Ilir Metën një pijanec, ndërsa Lulzim Bashën si një lider opozitar me stomak të stërmadh, por pa këllqe.

Valteri kërkoi që Berisha dhe Basha të largohen njëherë e mirë nga Partia Demokratike, ndërsa opozita të heqë dorë nga Ilir Meta.

Nga ana tjetër, thekson se Basha ka qëllim të ruajë karrigen dhe të krijojë armiq imagjinarë e të bashkëpunojë në fshehtësi me qeverinë.

“Presidenti ka fituar disa shokë pijanecë nëpër mihanet e Vlorës që pinë raki e hanë qofte si qoftexhinj. Nga ana tjetër, Basha për hir të karriges së tij personale ka vendosur t’i vërë flakën opozitës dhe vendit. Nëse do të shikojmë nesër, Lulzim Basha ka vetëm një veçanti, si e si të ruajë karrigen, të shpikë armiq imagjinarë dhe të bashkëpunojë në fshehtësi me qeverinë.

Opozita ka humbur besimin dhe mbështetjen në popull sepse askush nuk e beson më Lulin. Duhet të heqë dorë nga ofendimi i inteligjencës së shqiptarëve se është një forcë politike që nuk ka aspak lidhje me moralin.

Mjafton të vazhdojë rrugën që ka nisur duke ecur me të tanishmen dhe jo me të kaluarën. Koha nuk është aleatja e këtyre politikanëve që drejton opozitën, por gjyqtarja e saj. E kam thënë që kjo punë nuk është me rrotë por me votë. Rrotën sapo e more, merr votën dhe hajde.

Doktor, është koha të heqësh dorë dhe të largohesh bashkë me Lulin e vocërr. Ajo parti na dhimbset të gjithëve dhe ka nevojë për një lider opozitar, jo një lider me stomak të stërmadh që nuk ka as këllqe, as atë tjetrën për ta mbajtur attë karrige. Shqipëria ka nevojë për opozitë.”, tha Valteri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U NDANË PARA 10 VITEVE/ Soni Malaj flet sërish për Flor Mumajesin: Ka bërë inovacion muzikën moderne
Previous article HABIT Gazetari i Berishës: Ilir Metën edhe bari lopësh ta çosh në mal, do të grindet e do bëjë sherrnaja politike

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT