• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRJETI 5G EDH NË SHQIPËRI/ Ambasada e SHBA nxori paralajmërim. Balla thirrje të fortë: Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë
Home
Politikë

RRJETI 5G EDH NË SHQIPËRI/ Ambasada e SHBA nxori paralajmërim. Balla thirrje të fortë: Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë

5 November, 2019 k.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në takimin vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë nga parlamentet e evropës juglindore.

Në fjalën e tij Balla i bëri thirrje parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore që kur bëhet fjalë për rrjetin 5 G duhet të dëgjojmë partnerët

Amerikanë.

“Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë kur bëhet fjalë për rrjetet 5G. Jo të gjitha kompanive që ndërtojnë këto rrjete mund tu besojmë të dhënat tona personale. Ndonjë prej tyre mund ti përdorë për qellime të tjera. Duhet të forcojmë legjislacionin tonë për ti pamundeduar këto kompani dhe të rrisim sigurinë e sistemeve tona informatike”, tha Balla.

Sipas Ballës, krimi kibernetik duhet trajtuar me seriozitetin e duhur për shkak se prek drejtpërdrejtë sovranitetin e një vendi.

“Për këtë qëllim për shkak se siguria e informacionit është thelbësore, duhet të punojmë më shumë për ndërgjegjësimin e përdoruesve të Internetit dhe rritjen e sigurisë në rrjetet shtetërore. Vetëm pak ditë më parë kam depozituar një Projekt-Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”. Në këtë Projekt- Rezolutë konstatojmë që Shqipëria është e predispozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe dezinformimin të cilat mund të ndikojnë në përbërjen e institucioneve të vendit dhe demokracinë tonë. Për këtë qëllim ndërmarrja e masave nga autoritetet përkatëse është e nevojshme për të siguruar që procesi demokratik, si dhe zgjedhjet, të mbrohen nga ndërhyrjet dhe manipulimet e aktorëve të huaj shtetërorë dhe jo-shtetërorë.

Ky Takim vjetor dy ditor është një mundësi shumë e mire për të diskutuar mbi sfidat dhe shkëmbyer eksperiencat më të mira për luftimin e këtij fenomeni mbarë botëror.

 

Kujtojme qe pak dite me pare ishte kryeministri Edi Rama i cili njoftoi shtrirjen edhe ne Shqiperi te teknologjise 5G. Rama u shfaq ne nje video ne profilin e tij ne FB brenda një makine, timoni i së cilës lëvizte pa duar dhe shkruante:

shutterstock_336544214-1068x712

“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë…😁

Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G”, shkruante Rama ne FB.

Patentën për teknologjinë 5G e ka kompania e njohur kineze Hauwei. Por ambasada amerikane, ne nje postim ne faqen e saj ne FB, pak dite me pare, shkruante dhe jepte disa keshilla se si te ishim te sigurt per kete rrjet.

“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja? https://bit.ly/2qdTWLf“.

Ja cfare shkruan ambasada amerikane ne postimin e saj

A është Huawei i besueshëm?

Huawei shpreson të prodhojë dhe shesë pajisjet e saj të rrjetit 5G në të gjithë botën. Sidoqoftë, ka arsye të qarta që vendet dhe konsumatorët e tij të veprojnë me kujdes.

Huawei është me seli në Kinë, një vend pa një gjyqësor të pavarur. Kina madje ka një ligj që kërkon që kompanitë të ndihmojnë qeverinë për të spiunuar. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë mënyrë për të sfiduar qeverinë kineze nëse urdhëron një kompani të spiunojë ose të vjedhë.

Për më tepër, Huawei gjithashtu ka një histori të shkeljeve etike, duke përfshirë vjedhjen e sekreteve nga konkurrentët e saj.

Kur bëhet fjalë për 5G, Sh.B.A dhe aleatët e saj “duhet të sigurojnë që ne kemi vetëm kompani të besuara në rrjetet 5G.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ PROKURORIT ARJAN NDOJA/ Aksion "BLIC" në 5 qytete, shoqërohen 14 persona
Previous article EMOCIONE, LOT DHE PËRQAFIME! Ushtaraku shqiptar kthehet nga Afganistani, reagimi i nënës do ju emocionojë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT