Sipërmarrësja më e vogël në botë, Kylie Jenner ka pushtuar faqet rozë ku të gjithë mendojnë se është në pritje të një fëmije.
20-vjecarja nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por rrjetet sociale e kanë tradhëtuar duke treguar disa momente ku vërtetojnë gjithcka.
Disa ditë pasi u përfol për shtatzëninë me të dashurin reper, Travis Scott ajo pozoi me një këmishë të gjerë. Jemi mësuar që më të voglën e klanit Kardashian ta shohim duke ekspozuar linjat, por duket se ka hequr dorë.
Më pas, një postim në rrjetin social Snapchat ajo shkruan: “Asgjë nuk do të të lëndojë ty.” Ende nuk dihet nëse spekulimet që po pret një vajzë janë të vërteta, por rrjetet kanë treguar se Kylie do bëhet nënë shumë shpejt.
/AlpeNews.al/