• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRJETET SOCIALE ME PËRMBAJTJE TË PAPËRSHTATSHME/ ‘Meta’ paditet nga shtetet amerikane për dëmtim të shëndetit mendor tek të rinjtë
Home
Teknologji

RRJETET SOCIALE ME PËRMBAJTJE TË PAPËRSHTATSHME/ ‘Meta’ paditet nga shtetet amerikane për dëmtim të shëndetit mendor tek të rinjtë

24 October, 2023 s.autor Teknologji

Meta, kompania ombrellë e Facebook dhe Instagram është paditur nga një sërë shtetesh amerikane nën akuzën se nuk ka qenë transparente në lidhje me pasojat e vërteta të rrjeteve sociale, duke dëmtuar kështu shëndetin mental të përdoruesve sidomos tek të rinjtë.

Në padinë kundrejt gjigandit të rrjeteve sociale, thuhet se kompania ka fshehur “rreziqet” e vërteta të aplikacioneve të saj.

BBC raporton se ndër të tjera në padi thuhet se kompania mblodhi të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç, duke shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Privatësisë në internet të Fëmijëve.

“Kompanitë e mediave sociale, përfshirë Meta, kanë kontribuar në një krizë kombëtare të shëndetit mendor të të rinjve dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, një nga 33 prokurorët e përgjithshëm që nënshkruan padinë.

Kësaj padie i janë bashkuar edhe 9 shtete të tjera, raporton BBC.

Në një reagim mbi këtë gjë, një zëdhënës i Metës deklaroi se “ne ndajmë së bashku me prokurorët angazhimin për t’u ofruar adoleshentëve përvoja të sigurta dhe pozitive në internet dhe kemi prezantuar tashmë mbi 30 metoda për të mbështetur adoleshentët dhe familjet e tyre.”

Meta dhe kompanitë e tjera të mediave sociale, tashmë përballen me qindra padi në SHBA të ngritura nga familje, të rinj dhe rrethe shkollore për ndikimin në shëndetin mendor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFUZON GJYKATËN/ Berisha njofton mbledhjen e Kryesisë nesër, ja temat që do diskutohen
Previous article LUFTA/ Ministria e Shëndetësisë palestineze bën bilancin e humbjeve: 5,791 njerëz të vrarë në Gaza që nga 7 tetori

s.autor

Postime të ngjashme

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën Teknologji

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT