15 gushti për shumë turistë ishte një ditë pushimi por në Sarandë u shëndërrua në një “film aksion”. Mihal Kokëdhima pronar I një restoranti të ndërtuar pa leje në plazh dhe që sot u shemb nga IKMT, dhunoi një familje turistësh spanjollë. Ky sulm që I ndodhi miliarderit spanjoll bëri jehonë në të gjithë botën.
Në video shihej pronari I lokalit Mihal Kokëdhima I cili ishte hedhur mbi kofanon e furgonit me të cilën turistët u larguan nga lokali I cili I kërcënonte duke thyer xhamin e përparmë.
Ata udhëtuan mbi tre kilometra, ku u terrorizua familja spanjolle pas incidenteve. Nga kjo video e cila u bë virale në media u bë I mundur arrestimi I Mihal Kokëdhimës ku gjykata e la në burg.
Familja spanjolle e cila shaqërohej nga dy Shqiptarë, ishte një nga familjet më të pasura Galdon është një nga 200 njerëzit më të pasur në Spanjë, themelues i kompanisë ‘ONO’, që iu shit Vodafone për 7.2 miliardë euro, si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera shumë të larta në administratën spanjolle, që do të thotë, se për ta nuk ka qenë aspak problem të paguanin një faturë, sado e lartë të ketë qenë ajo.
Gjithçka ka nisur për porosinë që turistët kanë dhënë. Ata kanë porositur 5 peshq, ndërkohë që nga restoranti është këmbëngulur t’i sillen 7 të tillë, duke thënë se ky është numri i peshqve që ata kërkuan. Kamerierët kanë njoftuar edhe Mihal Kokëdhimën, i cili e përgatiste vetë peshkun në kuzhinë. Ai ka dalë me shpejtësi duke i shkuar i irrituar turistëve në tryezën e tyre, së bashku me zgarën me 7 peshq duke ja përplasur në tavolinë. Turistët janë ndjerë të fyer nga ky veprim, dhe pas debateve dhe sulmeve edhe fizike që kanë marrë nga pronari, kanë vendosur të largohen
Mëngjesin e sotëm, forca të shumta Policie dhe të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë zbarkuar në Porto Palermo dhe kanë shembur restortin pa leje të Mihal Kokëdhima, ‘Panorma’.
Restoranti i Mihal Kokëdhimës, vijonte punën edhe pse ishte pa leje, deri pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë në Porto Palermo, ku Kokëdhima sulmoi familjen e milionerit spanjoll Eugenio Galdón, që kishin ardhur të ushqeheshin në restorantin e tij.
Dhunoi turistët, momenti kur shembet restoranti i Mihal Kokëdhimës
Dhunoi turistët, momenti kur shembet restoranti i Mihal Kokëdhimës. Për më shumë klikoni www.tpz.al
Gepostet von Të Paekspozuarit – TPZ.AL am Mittwoch, 21. August 2019







