• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RRITJE E INFEKTIMEVE…”/ Brataj: Pas 15 Majit do të shihet për lehtësim ose jo të masave
Home
Breaking News

“RRITJE E INFEKTIMEVE…”/ Brataj: Pas 15 Majit do të shihet për lehtësim ose jo të masave

9 May, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grumbullimet gjatë fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor janë shoqëruar me një rritje të lehtë të numrit të infektimeve në vend. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se ditët e fundit është vënë re një shtim i infektimeve, por edhe i shtrimeve ne spitalet rajonalë.

“Këto 2-3 ditët e fundit ka një rritje te lehte, rreth 80-90 të infektuar në ditë, rritje të lehtë të shtrimeve në spital. 1-2 shtrime nga Tirana në Sanatorium dhe të tjerët kanë qenë në 3 spitale rajonalë Covid”.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar vetëm dy të shtruar në spitalet Covid në Tiranë.

 “24 orët e fundit ka qenë rreth 14 të shtruar dhe 21 vizita në banesë. Po ashtu numri i vizitave në banesë vazhdon të jetë i lartë mbi 300, 330 në ditën e sotme”.

Edhe pse situata është përmirësuar krahasuar me Shkurtin dhe Marsin, Brataj thotë se për të vendosur për lehtësim masash duhet të presim pas 15 majit Për të parë ecurinë e virusit pas grumbullimeve të Prillit.

 “Deri në 26-27 ka patur grumbullime dhe duhet t’i japim kohe atyre dy-tre jave a do të ketë rritje të mëtejshme pasi një rritje e lehtë është evidentuar. Pas datës 15-16 Maj i pritet për të parë ecurinë e virusit”.

Sipas Bratajt, lehtësimi i masave do të jetë i kombinuar. Për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurtë, autoritetet shëndetësore kanë planifikuar që në qendrat shëndetësore në zonat turistike do të kryhet edhe testi i shpejtë për Covid për rastet e dyshuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID/ Bien INFEKTIMET, 57 raste të reja. Ka vetëm NJË qytetar që... (BILANCI)
Previous article SHKËLQEN NË TURQI/ Ndihmoi skuadrën të fitojë me përmbysje, sulmuesi Ekuban në formacionin e javës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT