• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITJA EKONOMIKE/ Banka e Shqipërisë: Po zhvendoset nga investimet drejt konsumit
Home
Ekonomi
Portret

RRITJA EKONOMIKE/ Banka e Shqipërisë: Po zhvendoset nga investimet drejt konsumit

11 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Rritja ekonomike gjatë këtij viti do të mbështetet më shumë nga rritja e konsumit dhe më pak nga investimet dhe nga eksportet. Parashikimet e Bankës së Shqipërisë vendosin përtëritjen e konsumit të sektorit privat, si faktori më përcaktues në zgjerimin e prodhimit kombëtar.

Norma e rritjes vjetore të konsumit në tremujorin e parë 2018 ishte 3%, nga 2.7% që kishte qenë mesatarja e vitit të kaluar. Konsumi dha një kontribut prej 62% në formimin e kërkesës së brendshme. Të dhëna të tjera sasiore që tregojnë për rritje të konsumit privat në tremujorin e dytë janë rritja e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe rritja e importit të mallrave ushqimore.

Duke filluar nga tremujori i katërt i vitit 2016, konsumi privat ka shënuar një prirje të lehtë por të qëndrueshme rritjeje. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e konsumit është mbështetur nga zgjerimi gradual i punësimit dhe i të ardhurave nga puna, nga përmirësimi i besimit, si dhe nga rritja e kredisë për konsum dhe kushtet e lehtësuara financiare.

Edhe ecuria e investimeve totale në ekonomi ishte pozitive në tremujorin e parë. Ato u rritën me 5.4%, pranë mesatares historike të dy viteve të fundit. Banka e Shqipërisë vlerëson se investimet u rritën si nga sektori publik, ashtu edhe formimi bruto i kapitalit të bizneseve.

Tregues të tërthortë për tremujorin e dytë sugjerojnë për vijim të rritjes së investimeve, por me ritme më të ulëta se në tremujorin e parë. Pritjet për rritjen e ngadaltë të investimeve mbështeten në tregues  si shpenzimet kapitale të sektorit publik, importet e makinerive dhe pajisjeve, si dhe kredia për investime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISI/ Së shpejti, do mund të komunikoni edhe pa internet dhe pa valë
Previous article PROPOZIMI/ OSHEE të bashkohet me KESH: Kërkohet krijimi i një kompanie "ombrellë"

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT