• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E TAKSAVE/ Rama i prerë me ndërtuesit: Keni parashikuar edhe evazionin në plan, s’ju detyrojmë të ndërtoni…
Home
Politikë

RRITJA E TAKSAVE/ Rama i prerë me ndërtuesit: Keni parashikuar edhe evazionin në plan, s’ju detyrojmë të ndërtoni…

3 October, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama shprehur qëndrimin e tij të prerë me ndërtuesit, sa i takon ankesave të këtyre të fundit për rritjen e taksave. Ai tha se ndërtuesit edhe evazionin fiskal e kanë parashikuar në planin e tyre të zhvillimit.

Mes të tjerash ai tha se këto sipërmarrje nuk janë shtresa në nevojë.

“Çfarë nuk kishit parashikuar ju që shteti do t’ju thoshte që nuk mund të vazhdoni të deklaroni shitje shumë nën faktin. Këtë nuk kishit parashikuar ju? Kishit bërë një plan biznesi që do të gënjenit shtetin pa mbarim dhe do të shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do t’i deklaronit me 800 euro. Edhe evazionin e keni parashikuar në plan. Ndërkohë që ju ndërtoni, bëni mirë që ndërtoni, kontribuoni në ekonomi, por paralelisht bashkitë duhet të ndërtojnë infrastrukturën për të gjitha ato gjera që nuk merrni përsipër. Epo që ju të shihni apartamente me 2-3 mijë e 6 mijë euro, të nxirrni hapësira biznesi me 7 mijë euro dhe të deklaroni atje çmime që janë larg të së vërtetës, nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës nuk janë vënë në mënyrë arbitrare, por sipas tregut. Nuk është e vështirë të dihet se sa shitet një m katror te liqeni, blloku apo Astiri. Është bërë çmimi i tregut dhe janë marrë masa reale. Ça nuk keni parashikuar ju? Sa doni të fitoni ju në këtë histori? Ju doni të fitoni sa më shumë. Mos ta dëgjoj më këtë historinë e vendosjes në një nivel të arsyeshëm, pasi nuk është akoma maksimumi që duhej vendosur, por është në një nivel të arsyeshëm. Kur ti gënjen, atëherë shteti ka detyrë që të thotë; këtu nuk është kaq. Të duket shumë 3 përqind kontribut social për çdo ndërtim? E ke gabim. Po të marr strofullën e kapitalizmit më ultra, kapitalizmin, NewYork-un ku nuk ndërton dot një godinë ku ti shesësh të gjitha apartamentet, pasi nuk të lejon. Ai thotë; do shesësh kaq apartamente dhe kaq do të japësh me qira. Madje të vendos se sa do të japësh me qira. Askush nuk ju detyron që të ndërtoni me zor. Ju ndërtoni sepse të ndërtosh ka interes, ka shumë madje. Ju fitoni shumë dhe bravo ju qoftë. Mos hajdeni këtu dhe të bëni si shtresë në nevojë. Ne flasim për procedura, ju më thoni se ju kemi çuar letra, edhe pastaj?! Çoni letër dhe kërkoni që shteti të mos marrë atë që i takon për njerëzit! Çfarë letre është kjo?! Edhe thoni se; pse shteti na kap në mes të vitit duke gënjyer, se ne kështu jemi mësuar! Unë e di që ju gënjeni nga halli, por vjen një moment që shtyhet më tutje kufiri.”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI TERRORIST/ KFOR e konfirmon: Kemi rritur praninë dhe aktivitetin në veri të Kosovës
Previous article "TË ANGAZHUAR PËR TË LUFTUAR..."/ Zbardhet takimi i Rrumbullakut me të ngarkuarin me punë nga Ambasada e SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT