• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E SHPEJTË E NUMRIT TË INFEKTIMEVE/ Ekspertët në Gjermani kërkojnë më shumë vaksinime të treta
Home
Nderkombetare

RRITJA E SHPEJTË E NUMRIT TË INFEKTIMEVE/ Ekspertët në Gjermani kërkojnë më shumë vaksinime të treta

27 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Siç pritej, rastet e koronavirusit në Gjermani do të rriten sërish në vjeshtë. Një vaksinim i tretë mund të parandalojë infektimet, por për momentin shumë pak mund të vaksinohen.

Sa më ftohtë të jetë jashtë, aq më shumë zakonisht qëndrojmë brenda. Dhe kështu virusi Corona mund të përhapet më lehtë në dhoma të mbyllura. Sipas Institutit Robert Koch (RKI), incidenca shtatëditore në fundjavë ishte sërish treshifrore dhe u rrit në rreth 110 të infektuar për 100.000 banorë. Vetëm një javë më parë incidenca ishte 74.4.

Për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të të infektuarve, ekspertët dhe politikanët kanë kërkuar edhe shtimin e numrit të personave që vaksinohen për herë të tretë, për të moshuarit dhe grupet e rrezikut. Vaksinimet e treta nevojiten urgjentisht për këto grupe të rrezikuara, thotë Dirk Heinrich, Kryetar Federal i Shoqatës së Mjekëve Virchow, për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Eugen Brysch, anëtar i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, u ankua gjithashtu për një “proces të ngadaltë” të vaksinimit. “Tani po na duket se ishte e gabuar heqja e qendrave të vaksinimit dhe ekipeve mobile për vaksinim”, tha ai.

Eksperti shëndetësor i SPD, Karl Lauterbach thotë se ka shumë punë për të bërë në mesin e qytetarëve të moshuar dhe bën thirrje për një zgjerim të konsiderueshëm të vaksinimeve të treta përforcuese. “Kur marrim parasysh numrit e rasteve në rritje,përfshirë edhe ato tek të moshuarit, një fushatë e re vaksinimi ,e vaksinat e treta në këtë grupmoshë është absolutisht e nevojshme”, tha Lauterbach për gazetat e grupit mediatik Funke.

Edhe liderja e të Majtës, Susanne Hennig-Wellsow mendon ngjashëm: Vaksinimet e treta tani duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Numrat aktualë të Coronës janë “të tmerrshëm”, paralajmëroi ajo në një intervistë. Vaksinimi i tretë duhet të reklamohet në të njëjtën mënyrë si i pari dhe i dyti.

Sipas Ministrisë federale të Shëndetësisë, vetëm 1.6 milionë njerëz në Gjermani kanë marrë një vaksinë të tretë deri tani. Në Gjermani deri tani plotësisht janë vaksinuar 55.1 milionë njerëz, ose 66.2 përqind e popullsisë së përgjithshme. Sipas RKI, numri i pacientëve me koronavirus të pranuar në klinika për 100.000 banorë në shtatë ditë është aktualisht 2.77./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TALLET" ME BERISHËN/ Salianji: Zgjedhjet për kryetarin e PD janë në 2025, deri atëherë…
Previous article RREZIKOJNË ELEMINIMIN/ Ja kush janë banorët e nominuar në shtëpinë e ”BBV”

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT