• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E RASTEVE/ Posta Shqiptare mesazh për qytetarët: Të gjithë bashkë mund të ndihmojmë në frenimin e COVID-19
Home
Sociale

RRITJA E RASTEVE/ Posta Shqiptare mesazh për qytetarët: Të gjithë bashkë mund të ndihmojmë në frenimin e COVID-19

30 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Nisur nga situata e krijuar nga përhapja e Covid-19 në vend, Posta Shqiptare përsërit thirrjen drejtuar të gjithë qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare (kryesisht atyre që marrin ndihmën ekonomike dhe pagesën e invaliditetit, si dhe pensionet) në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave duke evituar grumbullimet e panevojshme, të ruajnë distancimin fizik dhe të mbajnë maskat brenda dhe jashtë zyrave postare.

Ndonëse nga ana e punonjësve të zyrave të Postës Shqiptare bëhen të gjitha përpjekjet për ruajtjen e distancave dhe sigurisë gjatë ofrimit të shërbimit, është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi nga ana e qytetarëve.

Gjithashtu, Posta Shqiptare i’u bën thirrje të gjithë pensionistëve dhe personave që kujdesen për ta, të aplikojnë sa më parë për shërbimin e marrjes së pensionit në banesë, si alternativa e duhur për mbrojtjen e tyre në këtë situatë të pazakontë pandemie.

Posta Shqiptare i’u kërkon gjithashtu të gjitha bashkive të vendit të bashkëpunojnë duke proceduar me kalimin e fondeve përkatëse për pagesat e ndihmës ekonomike dhe të invaliditetit përpara fundit të muajit, në mënyrë që institucioni ynë të jetë në gjendje të operojë sa më parë me shpërndarjen e këtyre pagesave sipas një grafiku që mëton të evitojë radhët dhe grumbullimet e padobishme.

Po ashtu, Posta Shqiptare i drejtohet edhe institucioneve ligjzbatuese për të asistuar në ruajtjen e protokolleve të kujdesit dhe distancimit fizik të qytetarëve jashtë ambienteve të zyrave postare, ku punonjësit e Postës nuk kanë kopetencë për të vepruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKA NGA COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë "urdhër": Si duhet t'i hamë vaktet ushqimore
Previous article SULMET TERRORISTE NË NICE/ "Blindohet" Franca, siguri maksimale në objektet e kultit dhe shkolla

s.autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit Aktualitet

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit Aktualitet

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO) Aktualitet

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT