• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E RASTEVE ME COVID/ Shqipëria mund të hiqet nga lista e vendeve të sigurta të BE
Home
Breaking News

RRITJA E RASTEVE ME COVID/ Shqipëria mund të hiqet nga lista e vendeve të sigurta të BE

7 September, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shqipëria dhe Serbia rrezikojnë të hiqen nga lista e vendeve te sigurta te BE, për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë. Një vendim i tillë do të nënkuptonte rikthim të kufizimeve në udhëtime. Ambasadorët e Be do të diskutojnë për çështjen ditën e mërkurë.

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, edhe Shqipëria rrezikon të humbasë statusin e vendit të sigurt, nga pandemia e koronavirusit.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burime brenda BE-së se presidenca sllovene e Bashkimit Europian ka përfshirë Shqipërinë dhe Serinë në mesin e shteteve që rrezikojnë të hiqen nga lista e vendeve të sigurta për udhëtimet drejt shteteve anëtare. Për këtë çështje do të diskutohet të mërkurën më 8 shtator, nga ambasadorët e BE.

Nëse ata do të vendosin pro kësaj mase, qytetarët shqiptarë dhe ata serbë nuk do të udhëtojnë më pa kufizimeve në shtetet e bllokut.

BE-ja e përditëson çdo dy javë listën e vendeve të sigurta dhe atyre me rrezik të lartë infektimi. Vendimet bazohen në të dhënat për numër të infektuarish në raport me popullsinë, dhe si Shqipëria ashtu edhe Serbia kanë shënuar përkeqësim të situatës epidemiologjike.

Më 30 gusht, BE-ja zyrtarisht hoqi Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut nga lista e “vendeve të sigurta”, për shkak të shifrave në rritje mes përhapjes së variantit delta. Pavarësisht vendimit, Këshilli i BE-së tha se shtetet anëtare mund të vendosin rregulla të veçanta se si do t’i trajtojnë qytetarët e vaksinuar nga këto vende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRAHASON HOLANDËN ME PILOTIN E FORMULA 1/ Van Gaal: Duhet të jemi si… Verstappen
Previous article MBI LAMTUMIRËN E MESSIT/ Nagelsmann: Mund të jetë një gjë e mirë për disa lojtarë të Barcelonës...

F.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT