• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Tomini: Situatë e parashikuar nga rihapja, duhet të jemi të parapërgatitur për një valë të dytë
Home
Sociale

RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Tomini: Situatë e parashikuar nga rihapja, duhet të jemi të parapërgatitur për një valë të dytë

26 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në 24 orët e fundit kurba e infeksionit me COVID pësoi një rritje të ndjeshme, pasi u shënuan 25 raste të reja. Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh në një intervistë për Report Tv se rritja e rasteve me COVID është një gjë e parashikuar për shkak të rihapjes graduale që po bëhet.

“Një situatë e parashikuar për shkak të tolerimit të masave dhe personave asimptomatikë. Një luhatje ditore nga dita në ditë. Në Tiranë ka pasur një transmetim komunitar, jo vetëm për vatrën e call center, por edhe të tjera, që nuk dihet të kenë historik me rastet e konfirmuara, prandaj ka një transmetim komunitar. ISHP duke ndjekur zbatimin e protokollit nga këto subjekte, call center, apo fasoneri. Sa i përket vatrave, kemi të tjera në qarqe, po bëhet një punë intensive. Në Tiranë për shkak të dendësisë së popullsisë dhe daljeve, duhet të respektohen masat e distancimit fizik“ tha ajo.

Por a duhet të përgatitemi për një valë të dytë? “Tani ne dimë ku të veprojmë. Duhet të jemi të parapërgatitur për një valë të dytë, ku do të kemi bashkëshoqërim të viruseve sezonalë me COVID-in. Vera sjell një shfrenim dhe argëtim dhe ndërkohë që nuk duhet neglizhuar distancimi fizik dhe higjiena duhet të respektin. Pavarësisht nëse do të jemi në det dhe rërë”.

E pyetur se di e vlerëson rihapjen graduale që po bëhet në prag edhe të 1 qershorit ku do të çelen kopshtet dhe çerdhet, Tomini u shpreh se “Çdo element kërkon një vlerësim më të madh që të gjitha strukturat të jenë në alert. Do të ketë peshë niveli në vlerësimin kufitar, mjekët e familjet. Strukturat janë gati kundrejt këtij hapi të lehtësimit të masave”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHORJA/ Dakordësi në tryezën për Reformën, nuk ka më zgjedhje gjatë verës dhe dimrit
Previous article COVID-19/ Presidenti i virologëve italianë: Shkenca konfirmon faktin se koronavirusi po humbet forcën

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT