• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Specialistja e ISHP-së: Dy faktorët që kanë ndikuar
Home
Sociale

RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Specialistja e ISHP-së: Dy faktorët që kanë ndikuar

19 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë dhe Survejancës në Institutin e Shëndetit Publik, foli në “Dita Jonë” mbi situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Tomini u shpreh se rritja e rasteve të reja në Shqipëri ka ardhur si pasojë e ndikimit të dy faktorëve, rikthimit nga pushimet si dhe hapjes së bareve dhe restoranteve.

“Ne mbyllëm një javë tjetër me pozitivitet të lartë. Ndërkohë, kemi edhe rritje të personave të shtruar në spital dhe atyre që kanë kërkuar terapi intensive.

Pozitiviteti vjen si rrjedhojë e disa ndërhyrjeve, duke filluar që nga kthimi i pushuesve nga periudha e verës. Kjo do të kishte një ndikim dhe e ka dhënë një gjë të tillë.

Një ndikim tjetër kanë dhënë edhe baret dhe restorantet. Mbas 14 shtatorit, 14 tetori përkoi me një rritje të rasteve të reja.

Duhet theksuar se edhe ndërgjegjësimi i popullatës ka pasur një ndikim madhor sa i përket mosrespektimit të masave”, u shpreh Tomini.

Më tej, shefja e Epidemiologjisë dhe Survejancës në Institutin e Shëndetit Publik u shpreh se në ditët në vijim do të rritet numri i testimeve.

“Rrethi i ngushtë i kontakteve me rastet pozitive na është afruar shumë. Parashikimi është se jo e gjithë popullata mund të infektohet.

Ne kemi ndjekur një strategji të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre dhe nuk është se kemi gabuar shumë. Studime edhe për një test të shpejtë, Akademia e Shkencave, QSUT, i kanë bërë gjatë kësaj periudhe. Kemi qenë nga 400 testime, kemi kaluar në 1200 testime.

Strategjia e vjeshtë-dimër do të shtojë numrin e testimeve. Prandaj testimet në vijim do të kenë tendencë të rriten”, u shpreh Tomini./A2cnn

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNIM/ Çfarë fshehin sulmet fashiste ndaj gazetarëve?
Previous article RRITJA E RASTE ME COVID-19/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme e epidemisë në Slloveni

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT