• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITJA E PAGËS MINIMALE RREZIKON TË KTHEHET NË BUMERANG/ Fasonët: S’bazohet te produktiviteti, markat europiane po largohen në Afrikë
Home
Ekonomi

RRITJA E PAGËS MINIMALE RREZIKON TË KTHEHET NË BUMERANG/ Fasonët: S’bazohet te produktiviteti, markat europiane po largohen në Afrikë

14 March, 2023 s.autor Ekonomi

Pas gati 1 viti qeveria vendosi të rrisë sërish pagën minimale nga 34,000 lekë në 40,000 lekë. Paga minimale u rrit edhe në 2022 në vlerën e 2,000 lekëve nga 32,000 në 34,000 lekë.

Kryetari i ProEksport Albania Edvin Prençe tha për Monitor se nga ndryshimet përfituesi më i madh do të jetë shteti, ndërsa rritja do të rëndojë kostot e tyre.

“Me rritjen nga 1 prilli të pagës minimale gradualisht do të rritet paga edhe për punonjësit që paguhen 40,000 lekë, pasi nuk mund të jetë në nivele të njëjta me një punonjës që ka eksperiencë profesionale dhe produktivitet. Nivelin e pagës minimale e kalojnë 30 deri 40% e punonjësve të sektorit. Pra rritja dhe kostoja e një biznesi të sektorit do të jetë akoma më e lartë. Kjo do të jetë gropa më e madhe për sektorin fason. Rritja e pagës minimale rrezikon të kthehet në bumerang. Të vetmit që do të kenë përfitimin nga rritja 17,5 % e pagës minimale do të jenë të ardhurat e buxhetit

Në kahun tjetër është e nevojshme të bëhet kjo rritje, por që barra të mos rëndojë vetëm te biznesi duhet të shoqërohet me lehtësira fiskale, me qëllim që të rritet produktiviteti dhe konkurrueshmëria, në cilësi dhe makineri të reja”.

Janë rreth 47,000 mijë të punësuar në sektorin fason që preken nga rritja me 4,000 lekë e pagës minimale. Në fund të vitit 2021 sipas të dhënave të INSTAT numri i ndërmarrjeve në sektorin tekstil dhe veshje ishte 564 dhe numri i të punësuarve 27,062 punonjës. Në sektorin lëkurë dhe këpucë për 2021 ishin 219 ndërmarrje dhe 19,651 të punësuar.

Kryeatari i ProEskport Albania ngre shqetësimin se fabrikat fason po humbasin konkurrueshmërinë në raport me Maqedoninë e Veriut dhe Serbisë për shkak të rritjes së kostos.

Faktorët kryesorë të shtimit të kostove sipas tij janë rritje me 17,5% e pagës minimale, rënia e euros kur në shtetet fqinje si Serbia apo Maqedonia e Veriut kanë kursin e fiksuar dhe të mbrojtur me ligj, mungesa për punonjës dhe produktiviteti i ulët, amortizimi i impianteve prodhuese dhe rritja e karburantit që ndikon në shtim të kostos të transportit të punonjësve dhe të mallrave.

“Këto elementë na bëjnë jo vetëm të humbasim konkurrueshmërinë në Ballkan, por edhe kontratat afatgjate dhe solide me brandet europiane, që po orientohen drejt vendeve afrikane apo Uzbeksitan me çmime më të ulëta dhe më shumë punonjës se manifaktura Made in Albania e veshjeve dhe këpucëve”, pohoi Prençe.

Sektori fason është përqendruar kryesisht tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë vendit dhe krahu i lirë i punës ka qenë baza kryesore e mbështetjes së eksporteve shqiptare.

Sipas Anketës Strukturore të INSTAT, shpenzimet e personelit për tekstile dhe veshje përbëjnë 44% të totalit të shpenzimeve dhe për këpucët 41%, ndërsa fitimet e kompanive janë të ulëta. Kjo krahasohet me 9% që janë shpenzimet për paga për të gjithë prodhuesit në treg./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E VERËS/ Presidenti Begaj: Uroj të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar!
Previous article MASAKRA/ Ish-shefi i RENEA-s: Krimi u krye brenda gjysmë ore, një punonjëse policie që jetonte pranë vendit të ngjarjes…

s.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT