• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E PAGAVE PËR POLICINË E SHTETIT/ Lamallari takim me studentë e Akademisë së Sigurisë: Po hyni në një sistem që po ndryshon
Home
Aktualitet
Kronikë

RRITJA E PAGAVE PËR POLICINË E SHTETIT/ Lamallari takim me studentë e Akademisë së Sigurisë: Po hyni në një sistem që po ndryshon

9 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë, me fokus trajtimin financiar, vlerësimin profesional dhe mbështetjen institucionale për këtë trupë të rëndësishme të sigurisë. Gjatë bashkëbisedimit, Ministri Lamallari vuri theksin te rritja progresive e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, veçanërisht për gradat më të ulëta, duke e cilësuar këtë rritje si të pakrahasueshme me situatën e trashëguar.

“Fakt është se, prej kur ne nisëm të qeverisim Shqipërinë, pagat për Policinë e Shtetit kanë njohur një rritje progresive në çdo nivel, me përmirësime të ndjeshme, veçanërisht në vitet e fundit. Kjo nuk është thjesht statistikë, por më shumë motivim për efektivët, më shumë siguri për familjet e tyre dhe më shumë cilësi në shërbim ndaj qytetarëve. Vetëm duke marrë për referencë nivelet më të ulëta të pagës: në vitin 2014, një inspektor i Policisë së Shtetit paguhej 44.500 lekë. Sot, një inspektor merr 65% më shumë, ose 73.500 lekë. Nga ana tjetër, një nënkomisar nga 65.500 lekë në vitin 2018, ka përfituar një rritje prej 34%, duke arritur sot në 88.000 lekë, ndërsa paga e një komisari është rritur nga 72.000 lekë në 97.385 lekë,” u shpreh Ministri Lamallari.

Ai theksoi se, megjithëse ky përmirësim përfaqëson një trajtim më dinjitoz krahasuar me të kaluarën, ai nuk është i mjaftueshëm dhe kërkon vijimësi të reformave dhe investimeve. Përveç indeksimit të pagave, Lamallari nënvizoi se është bërë realitet edhe trajtimi i ushqimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, një detyrim ligjor i mbetur i pazbatuar për shumë vite, i cili tashmë garanton një mbështetje konkrete për çdo efektiv.

“Kjo do të thotë më shumë dinjitet, më shumë motivim, më shumë stabilitet për familjet tuaja dhe më shumë arsye për ta ushtruar këtë profesion sfidues me krenari dhe përkushtim. Gjenerata juaj, si efektivë të ardhshëm, po hyn në një sistem që po ndryshon, që po përmirësohet dhe që po vlerësohet më shumë se kurrë më parë. Shqipëria ka nevojë për këtë brez të ri profesionistësh, që do ta çojnë përpara sigurinë dhe besimin te shteti,” tha ministri Lamallari.

Ai shtoi se investimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk kufizohen vetëm te aspekti financiar, por shtrihen edhe në rritjen e statusit profesional, përmirësimin e kushteve të punës dhe përdorimin e teknologjisë moderne në shërbim të sigurisë.

“Nuk mund të pretendojmë të ecim përpara në procesin e integrimit europian dhe të mbyllim kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian, pa vlerësuar dhe mbështetur siç duhet edhe punonjësit e sigurisë,” përfundoi Ministri Lamallari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IKMT AKSION NË VLORË/ Shemb një objekt, ishte i ndërtuar pa leje...
Previous article NUK TËRHIQET NGA OFENSIVA/ Netanyahu: Izraeli do të sulmojë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT