• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E KARBURANTIT/ Greqia paketë të posaçme, Mitsotakis: Tregtarët të mos abuzojnë
Home
Rajon

RRITJA E KARBURANTIT/ Greqia paketë të posaçme, Mitsotakis: Tregtarët të mos abuzojnë

9 March, 2022 s.autor Rajon

Qeveria greke ka ndërmarrë një program për të mbështetur qytetarët, prodhuesit dhe fermerët pas shtrenjtimit të papritur të çmimit të energjisë elektrike dhe karburanteve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, kryeministri grek Mitsotakis i bëri thirrje tregtarëve të karburanteve që të mos spekulojnë në këtë periudhë të vështirë për vendin duke rritur çmimet në mënyrë të paarsyeshme.

“Armiku ynë nuk është vetëm lufta, por spekulimet në tregun e gazit dhe naftës”, tha kryeministri para kabinetit qeveritar mesditën e sotme sipas Protothema.

“Është koha që politikanët europianë, në rrethana ekstreme – theksoj në rrethana ekstreme, siç po përjetojmë tani – duhet të marrin masa të guximshme, radikale dhe të natyrës direkte, të cilat do ta shkëputin gjeopolitikën nga kriza energjitike“, tha Mitsotakis.

Kryeministri grek ritheksoi angazhimin e qeverisë se “mbështetja për bizneset, familjet dhe fermerët do të vazhdojë” për sa kohë të vazhdojë kriza.

“Në fakt, në dhjetë ditët e ardhshme, besoj se do të arrijmë, me ministrat përgjegjës për të shpallur një program shtesë, i cili do të ofrojë mbështetje të plotë për qytetarët, prodhuesit dhe fermerët“, tha ai.

“Nëse marrim parasysh se çmimet e gazit para krizës ishin 30 euro për megavat dhe tani arrijnë në 300 euro, atëherë kuptojmë se armiku ynë nuk është vetëm lufta, por një mosfunksionim i madh me shkaqe spekulative në tregun e energjisë.

Kjo është një nismë e kombinuar me nevojën për krijimin e një Fondi të Posaçëm për të absorbuar rritjet e çmimeve të energjisë. Dhe, padyshim, është pjesë e planifikimit më të gjerë evropian për shkëputjen e vendeve anëtare të bashkimit nga nafta dhe gazi rus. Gjithashtu, Komisioni Evropian dje ka paraqitur në debat publik një sërë propozimesh të cilat do të diskutohen nesër në Samitin e Jashtëzakonshëm.

Por propozimi ynë ka një synim specifik dhe realist, dhe ai është shkëputja e zhvillimeve të luftës nga rritja e çmimeve dhe vendosja e pengesave që këto dy kriza të ushqejnë njëra-tjetrën”, vijoi shefi i qeverisë greke.

Mitsotakis theksoi se paketa e qeverisë do të vijë brenda dhjetë ditëve pasi edhe të diskutohet me Komisionin Europian. Qasja është që të pengohet rritja spekulative e çmimeve të karburanteve dhe energjisë eletrike si edhe ndihma ndaj qytetarëve dhe bizneseve për të mos vijuar me rritjen e kostos së prodhimit dhe të jetesës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STALINI I DËRGOI NË SIBERI PËR "REABILITIM"/ Kush janë çeçenët dhe pse ata po luftojnë betejën e Putinit
Previous article "RUSIA PO PËRDOR RAKETA NDAJ QYTETARËVE"/ Zelensky: Ndërkombëtarët do mbajnë përgjegjësi për katastrofën...

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT