• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E INFEKTIMEVE TË REJA ME COVID/ Rakacolli: Nuk jemi ende në imunitetin e tufës! Jemi në ngarkesë…
Home
Breaking News

RRITJA E INFEKTIMEVE TË REJA ME COVID/ Rakacolli: Nuk jemi ende në imunitetin e tufës! Jemi në ngarkesë…

22 February, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për situatën e COVID në vend, duke thënë se sistemi shëndetësor nuk është në kolaps, por ka një ngarkesë të ‘tonazhit të lartë’, për shkak se rastet e të infektuarve prej më shumë se një 1 jave janë mbi një mijë në ditë. Në një intervistë për Report Tv, Rakacolli tha se pavarësisht shifrave të larta vendi ende nuk ndodhet në imunitetin e tufës. Aj tha se po bëhet një studim për të analizuar saktë se sa është përqindja e popullsisë së prekur nga COVID-19.

“Jemi në ngarkesë spitalore, por jo në kolaps. Jemi në ngarkesë të tonazheve të larta, pasi rastet ditore janë shtuar dhe kemi gati një javë që jemi mbi 1 mijë raste dhe këto gjithmonë shoqërohen me % rastesh që përfundojnë në spitale. Nuk jemi afër imunitetit të tufës, po bëhet një studim për të përcaktuar se sa % jemi të prekur”, tha Rakacolli.

Rakacolli fol edhe për raste që nuk pranojnë të shtrohen ën spital dhe bëjnë trajtime me oksigjen në shtëpi, duke thënë se kjo është e rrezikshme pasi duhet të bëhet nga një profesionistë. Rakacolli bëri thirrje qytetarëve që të vijnë në spitale dhe të mos tremben.

 “Dhënia e oksigjenit është pjesë e terapisë dhe ajo ka mënyrën  e vetë si duhet të jepet dhe duhet të mendojmë se mushkëritë janë delikate dhe presioni i oksigjenit dhe sasi duhet të behet nga profesioniste”, tha Rakacolli.

Në lidhje me denoncimet e rasteve se në spitale nuk merret shërbimi i duhur Rakacolli tha se ka të tilla dhe se duhen denoncuar në mënyrë që drejtuesit e institucionet të marrin masa, por shtoi ajo këto raste sporadike të mos hedhin poshtë punën e mirë që bëjnë bluzat e bardha.

“Vënia në vëmendje të këtyre raste që nuk bëjnë punë si duhet i bënë titullarët ta kenë në vëmendje këtë situatë. Shumica e njerëzve shërbehen me përkushtim, ankesat merren parasysh. kur dëgjohet vetëm e keqja mendohet vetëm ajo, por e mira e bëra nga bluzat e bardha është shumë herë më e madhe”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM NDJEKUR KËSHILLAT E MJEKËVE..."/ Pas 2 javësh Jonida Shehu fiton betejën me Covid-19
Previous article Kronologjia e sulmeve të egra të Ilir Metës: Nga Lu e Vllahutin, deri tek gazetarët e mediat kritike ndaj tij

F.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT