Qeveria e Kosovës, pritet të mblidhet sot në orën 16:00 për të diskutuar dhe vendosur rreth shtrëngimit të mëtejshëm të masave të reja anti-COVID me qëllim të parandalimit të rasteve të reja të vdekjeve dhe infektimeve.
Rikthimi i orës policore, reduktimi i kapaciteteve të punës së restoranteve, shtyrja e vitit të ri shkollor dhe shtimi i punëtorëve shëndetësore dhe inspektorëve, janë disa nga masat që pritet të zyrtarizohen sot.
Nga ana e pronarëve të restoranteve, është propozuar që nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të vendoset ora policore që gastronomia të punoj deri në orën 21:30. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se dhe shkolla pritet që të shtyhet deri në 13 shtator.
“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetësorë dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 për qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen.
Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit shëndetësorë”, ka deklaruar Ibrahimi.


