• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E INFEKTIMEVE NË BRITANI/ Boris Johnson: S’do të ketë masa të reja anti-COVID. Bëni çfarë ju kam thënë
Home
Nderkombetare

RRITJA E INFEKTIMEVE NË BRITANI/ Boris Johnson: S’do të ketë masa të reja anti-COVID. Bëni çfarë ju kam thënë

3 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha sot se sistemi shëndetësor në këtë shtet do të jetë në gjendje të rënduar në javët në vazhdim për shkak të rasteve në rritje me COVID-19. Megjithatë, ai ka thënë se nuk do të ketë shtrëngim të masave kundër COVID.

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, që është shumë i transmetueshëm ka bërë që numri i rasteve të reja ditore të Britanisë të rritet gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, me 157,758 infeksione dhe 42 vdekje të raportuara për Anglinë dhe Skocinë sot. Shifrat për Uellsin dhe Irlandën e Veriut nuk u publikuan.

“Unë mendoj se duhet të pranojmë se presioni mbi sistemin tonë shëndetësor, mbi spitalet tona, do të jetë i konsiderueshëm gjatë dy javëve të ardhshme dhe ndoshta më shumë,” tha Johnson gjatë një vizite në një qendër vaksinimi në Aylesbury.

Johnson po fliste pasi gazeta The Sunday Times raportoi se një grup spitalesh në qarkun lindor të Lincolnshire kishin deklaruar një “incident kritik” për shkak të mungesës “ekstreme dhe të paprecedentë” të stafit.

Chris Hopson, shefi ekzekutiv i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) i tha BBC-së se “po shohim mungesa në rritje të stafit dhe kjo po vjen në krye të një sasie shumë të konsiderueshme presioni më të gjerë.”

Në anën tjetër, Matthew Taylor, shefi ekzekutiv i Konfederatës NHS që përfaqëson 1.5 milion punonjës shëndetësorë, tha se shumica e shërbimit shëndetësor është në “një gjendje krize” që përkeqësohet nga një kërkesë e lartë për shërbime dhe mungesë të stafit.

“Disa spitale po bëjnë thirrje urgjente për stafin e rraskapitur që të heqin dorë nga ditët e pushimit për t’i mundësuar ata të mbajnë në funksion shërbimet kryesore. Shumë spitale të tjera duhet të ndalojnë vizitorët që të përpiqen të zvogëlojnë përhapjen e infeksionit,” – tha ai.

Qeveria e Johnson hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e koronavirusit në korrik, por muajin e kaluar ndryshoi kursin dhe nxiti “Planin B” të tij për Anglinë – duke urdhëruar mbajtjen e maskave në hapësira publike të brendshme, duke kërkuar prova të vaksinimit ose një test negativ për të hyrë në klubet e natës dhe duke u kërkuar njerëzve të punojnë nga shtëpia nëse munden.

Johnson u kërkoi sot njerëzve t’u përmbahen atyre rregullave dhe të marrin një vaksinë përforcuese, pasi qeveria kërkon të plotësojë mungesën e personelit.

“Pra, bëni të gjitha gjërat që kam thënë, sigurohuni që të ndjekim një Plan B, të përmirësohemi, por gjithashtu të ndihmojmë NHS-në me kërkesat e tyre të personelit dhe ne po shikojmë se çfarë mund të bëjmë për të zhvendosur njerëzit në ato zona që janë veçanërisht të prekura keq,” tha ai.

Por Johnson duket se përjashtoi çdo shtrëngim të masave në ditët në vijim.

“Unë mendoj se rruga përpara për vendin në tërësi është të vazhdojë me rrugën në të cilën jemi. Ne do të mbajmë gjithçka nën shqyrtim”, tha ai.

“Kombimini i gjërave që ne po bëjmë për momentin është mendoj, e duhura”, shtoi ai./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SHKODËR/ Plagoset me armë zjarri një 34 vjeçar nga Kurbini, dërgohet me urgjencë në spitalin e Tiranës (EMRI)
Previous article SHPËRTHIMI NË VLORË/ Policia: Pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit, vijojnë kërkimet për kapjen e autorit

Delo.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT