• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E FRIKSHME RASTEVE ME COVID/ Çekia merr masa të forta, mbyll shkolla, lokal e restorante
Home
Nderkombetare

RRITJA E FRIKSHME RASTEVE ME COVID/ Çekia merr masa të forta, mbyll shkolla, lokal e restorante

13 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Republika Çeke nga e mërkura do të zbatojë një varg masash kufizuese pas rritjes së numrit të të prekurve nga koronavirusi.

Deri të hënën numri i vdekjeve arriti në mbi një mijë veta.

Kryeministri Andrej Babish tha se të gjitha baret, restorantet eë klubet do të jenë të mbyllura që nga e mërkura, ndërsa është ndaluar edhe alkooli në vendet publike.

Kryeministri tha se të gjitha shkollat do të jenë të mbyllura deri më 2 nëntor, me përjashtim të shkollave ku mësojnë fëmijët e mjekëve, infermierëve dhe pjesëtarëve të ekipeve të shpëtimit.

Qeveria gjithashtu ka kufizuar në gjashtë numrin e njerëzve që mund të mblidhen në një vend dhe e bëri të detyrueshme mbajtje e maskave edhe në stacionet e transportit publik.

Të premten vendi konfirmoi një rekord të ri prej 8,618 rastesh të reja të të infektuarve, që ishte dita e katërt me radhë e javës së kaluar e rekordeve të infeksioneve.

Për këtë arsye, masa të reja kufizuese janë zbatuar që nga e hëna, duke përfshirë mbylljen e të gjithë teatrove, kinemave, kopshteve zoologjike, muzeve, galerive të artit, qendrave të fitnesit dhe pishinave publike.

Gjithashtu, janë ndaluar të gjitha veprimtarive sportive në mjedise të mbyllura, ndërsa në mjedise të hapura në veprimtari sportive mund të marrin pjesë deri në 20 persona.

Sipas të dhënave të qeverisë, deri të hënën janë konfirmuar 119 mijë e 7 raste me 1 mijë e 45 të vdekur. Prej tyre, 256 veta humbën jetën gjatë javës së kaluar.

Qeveria është vënë në përpjekje që të shmangë përsëritjen e kufizimeve të rrepta të vendosura në pranverë, të cilat e çuan ekonominë në një tkurrje të thellë. Përgjatë verës pati një zbutje të kufizimeve pasi vendi kaloi valën e parë të pandemisë me shumë më pak raste sesa fqinjët perëndimorë./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IK SE PO FLE"/ Kolegu shkon me pizhame për ta lajmëruar për fitmin e çmimit Nobel, ekonomisti nuk i hap derën (VIDEO)
Previous article NGA E ENJTJA MASKAT ME DETYRIM/ Rama: Shpresoj që qytetarët ta marrin seriozisht, shmangim një mbyllje të dytë

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT