• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E ÇMIMEVE/ Studentët i bashkohen protestës kombëtare: Nga nesër nisim organizimet për…
Home
Breaking News

RRITJA E ÇMIMEVE/ Studentët i bashkohen protestës kombëtare: Nga nesër nisim organizimet për…

15 March, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Studentët e fakulteteve të Tiranës do i bashkohen protestës kombëtare që ka nisur prej disa ditësh me të paktën tre kërkesa që shtohen në drejtim të qeverisë.

Një përfaqësi e studentëve nga fakultetet e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Sociale thanë sot për mediat që studentët do të jenë masivisht në shesh dhe nga nesër do të nisë organizimi për të strukturuar dhe mobilizuar revoltën e tyre.

Një nga shqetësimet kryesore të studentëve ishin cmimet e larta të ciklit të dytë të studimeve, Master.

“Arsyeja pse jemi këtu është një e vetme i gjithë vendi është në protestë kombëtare për rritjen e cmimeve dhe taksave dhe një nga shtresat që preket janë dhe studentët. Ne kemi protestuar gjithë kohën për tarifat, sidomos për tarifat e masterit, sot do dalim me 3 kërkesa bazike për studentët:

E para përgjysmim të tarifave të masterit që janë më të lartat të paktën në rajonin e Ballkanit.

Zerim të tarifës për abonenë studentore se është periudhë krizë. Studentët janë të vetmit që nuk preken nga ndihmesat.

Pikë tjetër kërkojmë zgjedhjet për përfaqësuesit e studentëve në bordin e administrimit.

Sot në bordin e administrimit në Universitetin e Tiranës s’kanë përfaqësues për menaxhimin e fondeve.

Kemi dhe mesazh për qeverinë ne sot deklarojmë se nesër do nisim organizimet në cdo fakultet do i bashkohemi protestave kombëtare që janë cdo ditë do nisim organizimet tona, përtej kërkesave që ka kjo protestë do i bashkangjisim dhe kërkesat tona.

Të rinjtë duhen të jenë në krye të cdo proteste se të rinjtë janë të papërfaqësuar nuk kanë një zë në Parlament.

Nga nesër organizime në cdo fakultet dhe do i bashkohemi protestës kombëtare.

Nëse qeveria nuk merr masa, do përshkallëzohet. Që kjo qeveri është arrogante nuk ka dyshim mjafton fjalët si i drejtohet kryeministri protestuesve e mos mendojë se na demotivon se të tillë gjuhë komunikmi ka përdorur dhe me ne që jemi ngelësa e llumi i shoqërisë, ne do i vijojmë protestat tona. Në 2018 është trembur dhe duhet të kujtoni faktin që ndërroi gjysmën e qeverisë, ai nga të rinjtë dridhet”, tha studenti i fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Ndërsa një student nga Fakulteti i Shkencave Sociale tha:

Në 4 e 30 studentët do të mblidhen tek Sheshi Nënë Tereza dhe do të marshojnë tek Kryeministria.

Paktin për studentët e ka bërë qeveria për veten e saj nga ajo listë me kërkesa ne kemi akoma kërkesa që nuk janë plotësuar shto tani dhe rritjen e cmimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDIQËN 26 PERSONA DHE U PLAGOSËN 300/ Sot 14 vjet nga tragjedia e Gërdecit, familjarët me sytë nga SPAK M
Previous article DY HUTONIN SHITËSEN, NJËRA NË AKSION/ Publikohen PAMJET: Ja se si 3 italiane vjedhin argjendarinë në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT