• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITJA E ÇMIMEVE/ Shkon në 1.9 % sipas Eurostat, kryesojnë shërbimet e argëtimit dhe ushqimet
Home
Ekonomi

RRITJA E ÇMIMEVE/ Shkon në 1.9 % sipas Eurostat, kryesojnë shërbimet e argëtimit dhe ushqimet

18 October, 2018 k.autor Ekonomi

Ndryshimi mujor i çmimeve i matur sipas metodologjisë së Eurostat (IHÇK) shënoi 1.9 për qind në muajin shtator, duke shënuar një vlerë më të ulët se matjet kombëtare të INSTAT, të cilat treguan rritje të përgjithshme të çmimeve me 2,2 % në shtator.

IHÇK-ja në muajin shtator u nxit nga rritja e çmimeve prej 5,4 %, në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Transporti” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 1,6 %,“Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %,“Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Shërbimi arsimor” me 0,8 %, “Komunikimi” me 0,7 %, etj.

Në muajin shtator 2018, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 2,0 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Transport” me 0,1 %.

Ndërsa, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele kafene dhe restorante” dhe “ Mobilje dhe pajisje shtëpie” çmimet u ulën me 0,1 % secili.

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.

Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ MAYWEATHER pranoi sfidën e KHABIBIT, ja shuma “e çmendur” që pritet të fitojë amerikani
Previous article I DINIT? Ja si mund ta trajtoni depresionin me kura natyrale

k.autor

Postime të ngjashme

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë? Ekonomi

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT