• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E ÇMIMEVE/ Rama: Në faturat e radhës për energjinë elektrike do vendosim edhe koston reale
Home
Politikë

RRITJA E ÇMIMEVE/ Rama: Në faturat e radhës për energjinë elektrike do vendosim edhe koston reale

14 March, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se lufta me bomba zhvillohet në Ukrainë por efektet financiare në fatura e ka pasur kudo. Rama deklaroi se kriza ka nisur përpara luftës ashtu si qeveria e ka paralajmëruar ndërsa theksoi se qeveria është e vendosur për të mos rritur faturën e energjisë elektrike.

“Lufta me bomba me plumba, me vdekje, me plagë, shkatërrime. Shpërngulje nga shtëpitë është në Ukrainë por efektin e saj e ka pasur kudo me faturat, çmimet janë rritur dhe faktikisht kanë alarmuar tregjet dhe kanë krijuar një lloj paniku dhe kanë detyruar edhe qeveritë të reagojnë. Doja të nënvizoja faktin se lufta ka ndikuar të gjitha çmimet ndërkohë që kriza më e madhe mbetet një krizë që ka nisur para luftës.

Ka qenë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar tregun e energjisë. Por kriza energjetike ka nisur përpara. Ju e dini që ne e kemi paralajmëruar fillimin e një krize serioze disa muaj përpara para se të merrte formën e saj të plotë. Kur unë dola dhe fola për simptomat e para pati reagime negative. Ndërkohë që ne kishim filluar ta konstatonim krizën sepse po rriteshin çmimet e energjisë në treg. Ato arritën në kulme të paimagjinueshme. Nga 52 euro ne kemi kaluar deri në 550 euro për megavat orë. Kjo prek direkt ekonominë tonë.

Këtë energji që detyrohemi të dalim në treg për ta blerë sepse jemi për të tretin vit rresht pa reshje të mjaftueshme. Nga ana tjetër ndërkohë është edhe në vitet pa reshje kemi nevojë të dalim në import, duhet ta paguajnë konsumatorët. Si mund të bëhet kjo. Si mundemi ne që gjithë këtë ngarkesë financiare të krijuar nga kriza ta kalojmë te faturat tuaja?! Kemi marrë përsipër ta paguajmë energjinë nga buxheti i shtetit. Sot kur vjen fatura ajo vjen njësoj si ishte para se të kishte ndonjë krizë”, deklaroi Rama.

Rama u shpreh se në faturat e radhës krahas kostos që duhet të paguajë konsumatori do të jetë edhe ai real që njerëzit të kuptojnë se çfarë po bën qeveria. Ai komentoi edhe protestat duke i cilësuar ato turp kombëtar.

“Asnjë qeveri tjetër nuk e ka bërë këtë. Si mund t’ua lëmë njerëzve pas pandemisë dhe tërmetit. Dhëmbin gjërat që ndodhin. Nuk dhëmbin ato që nuk ndodhin. Nëse do kishte ardhur kosto në faturën e krizës. Nuk do donte njeri në këtë vend që nuk do donte të dilte në rrugë. Fakti që nuk ka ardhur domethënë që ne kemi vënë mburojë financiare që është tek fatura.

Që nga fatura e ardhshme do e merrni edhe këtë informacion. Te fatura e ardhshme do thuhet sa është çmimi real dhe sa është diferenca që paguan shteti. Se ca përpiqen të pikturojnë kundër fakteve. Ca të tjerë me turmat e këtyre të parëve dhe bëjnë Shqipërinë të vetmin vend në NATO që për turp proteston që në ditët e para të luftës për pasojat e saj. Ajo protestë është një turp kombëtar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO PASTRONIN 18 MILIONË EURO TË MAFIES ITALIANE/ Gjykata e Lartë lë në burg 2 miqtë e Rezart Taçit
Previous article LUFTA/ Lideri mysliman çeçen shkon në Ukrainë dhe kërcënon: Nazistë të Kievit, dorëzohuni ose do ju vrasim

s.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet Politikë

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe… Politikë

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT