• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rriti pasurinë e tij 13 herë më shumë/ VETTINGU “kap” një tjetër gjyqtar MILIONER (EMRI)
Home
Aktualitet
Drejtësi

Rriti pasurinë e tij 13 herë më shumë/ VETTINGU “kap” një tjetër gjyqtar MILIONER (EMRI)

6 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2011 do të përballet të hënën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Hoxha është gjyqtari i pestë i Kushtetueses që përfshihet në procesin e vetingut, pas Besnik Ymerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

Ymeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Prokurori, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj u shkarkuan nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e konfirmuar në detyrë deri më tani.

Fatmir Hoxha është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1991 dhe e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1993 si kryetar i Gjykatës së Pukës. Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Apelin e Tiranës, ndërsa në vitet 2003-2008 ka mbajtur pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

Prej qershorit të vitit 2011, Hoxha ushtron detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Fatmir Hoxha nga viti 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, deri në vitin 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Hoxha zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare me vlerë 1.7 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2017, pasuria e zotit Hoxha është rreth 23.2 milionë lekë ose 13 herë më e lartë.

Rritja e pasurisë familjare të zotit Hoxha vjen kryesisht nga blerja e një apartamenti në Tiranë në vitin 2011 për rreth 140 mijë euro. Sipas të dhënave të deklaruara prej tij në ILDKPKI, Hoxha ka ende borxhe të pashlyera për blerjen e kësaj pasurie.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga zoti Hoxha vijnë kryesisht nga paga e tij si gjyqtar në masën 77.4 për qind, nga paga e bashkëshortes 13.7 për qind, nga shitja e një apartamenti në Shkodër dhe e një automjeti 5.9 për qind si dhe të ardhura nga interesa bankare në masën 2.9 për qind.

Të ardhurat totale për 15 vitet e deklarimit kapin vlerën e 29.4 milionë lekëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’ që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata të zotit Hoxha që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezulton me probleme me një shumë të pambuluar në vlerën e 1.9 milionë lekëve për blerjen e apartamentit në Tiranë në vitin 2011.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është edhe huaja ende e pashlyer me vlerë rreth 4.5 milionë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DALIN SHESHIT/ Anxhela Martini nuk pëmbahet, shikoni si ngre këmbët në Milano!
Previous article Interi “asfalton” Udinesen, shpreson për Champions

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska Aktualitet

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

VRASJA E ENEA MEKOLLIT/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, transferohet nga spitali i Traumës për në spital të burgut Aktualitet

VRASJA E ENEA MEKOLLIT/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, transferohet nga spitali i Traumës për në spital të burgut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT