• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITI NJË VAJZË ARABE/ Rrëfehet nëna shqiptare: Më shihnin shumë keq, babai im më la amanet kur…
Home
Sociale

RRITI NJË VAJZË ARABE/ Rrëfehet nëna shqiptare: Më shihnin shumë keq, babai im më la amanet kur…

14 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Bedria, ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me kërkesën e vajzës së saj, Veronikës. Kjo e fundit ka një mesazh për të, por përpara se Bedria të dijë se kush qëndron pas ekranit, ajo rrëfen historinë e saj me vajzën.

Veronika është arabe, e lindur në Itali, ku edhe jetojnë dhe Bedria e ka marrë fare të vogël në familjen e saj, ku e ka rritur me shumë dashuri. Bedria rrëfen se Veronikën e ka dashur që në momentin e parë, por e ka ndierë paragjykimin në Shqipëri kur vizitonte vendin, ndryshe nga Italia.

Bedrie: Kur erdha në Shqipëri, më shihnin shumë keq, kudo që ikja, në autobus, në dyqan. Kurse babai im ishte 102 vjeç dhe më la një amanet e më tha që: “Këtë vajzë rrite e kthehu në vendin tënd”. Unë vajzën e rrita, por kur ishte 7 vjeçe u fut asistenca sociale. Donin ta merrnin, “ku është i ati, ku është e ëma, pse fle këtu?”, unë s’kisha dokumente. Nuk kam lënë psikologe të komunave, arrita dhe në gjykatë e i thashë: Çfarë po bëj? Po rris një fëmijë. Nuk është pasuria për t’i dhënë kësaj fëmije. Po i jap dashuri”. Të gjithë u trembën që do ta merrte asistenca sociale, unë i bëra shumë ballë, pa dokumente, vetëm me dashurinë dhe unë e kam sot 21 vjeçe. Jam shumë e lumtur me familjen.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti kur i ke treguar Veronikës që nuk është vajza jote?

Bedrie: Ka qenë vetëm tre vjeçe.

Ardit Gjebrea: Aq e vogël?

Bedrie: Më thoshin të gjithë “mos i trego”, por unë nuk mbaj dot gjë, i dua drejt. Ishte tre vjeçe, e thirra te divani dhe i thashë” Veronika, unë jam mamaja jote, por nuk jam e vërteta. Mamaja e vërtetë quhet Nadia, por unë jam ajo që të kam rritur dhe unë do jem mamaja jote”. Ajo hyri në kuzhinë, qau dhe u kthye mbrapsht, m’u hodh në qafë. Që atë ditë ajo u rrit e lirë, sido që të flisnin njerëzit nga mbrapa, ajo e dinte të vërtetën dhe nuk i bënte përshtypje.

Pikërisht ky është edhe momenti kur Veronika shfaqet në ekran dhe Bedria nuk e pret aspak, por entuziazmohet thellësisht, duke treguar sërish sa të fortë e kanë lidhjen mes tyre.

Veronika: Ma…

Bedrie: Shpirt.

Veronika: Dua të të falënderoj që më ke rritur, edhe pse e sëmurë, kur të thoshin që duhej të rrije atje, ti ktheheshe gjithnjë në darkë në shtëpi që mos të më lije mua vetëm sepse isha shumë, shumë e vogël dhe të dua shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË PAMJA E JASHTME QË..."/ Graniti zbulon vajzën që mund të kishte ngacmuar në "BB VIP"
Previous article MASA TË ASHPRA ANTI-COVID/ Austria do mbyllë në karantinë të gjitë të pavaksinuarit mbi 12-vjeç

Delo.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT