• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITET TENSIONI LINDJE-PERËNDIM/ Rusia shpall “non grata” Joe Biden dhe gjithë pjesëtarët e familjes presidenciale
Home
Nderkombetare

RRITET TENSIONI LINDJE-PERËNDIM/ Rusia shpall “non grata” Joe Biden dhe gjithë pjesëtarët e familjes presidenciale

28 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Anëtarët e familjes presidenciale të SHBA-së, tashmë janë shpallur non grata nga Kremlini, vendim ky i marrë për shkak se familja Biden, sipas tyre mbështet “një linjë rusofobike”.

Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e cituar nga Tass, ku negociatat e paqes mes Lindjes dhe Perëndimit, tashmë duken shumë larg. Kësisoj lista e ndalimeve përfshin Jill, Noemi dhe Joe Biden, së bashku me 23 persona të tjerë.

Kjo mund të cilësohet si përgjigja e parë ruse ndaj samitit të G7 për Ukrainën, mbledhur në Elmau Gjermani. Shtatë liderët evropianë nënshkruajnë premtimin e tyre “për të mbështetur çdo përpjekje në ndihmë të ukrainasve, për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin, duke qëndruar këmbëngulës ndaj sanksioneve të koordinuara dhe të paprecedentë në përgjigje të agresionit rus. Ne jemi të përkushtuar të rrisim presionin mbi regjimin e Presidenti Putin dhe bashkëpunëtorët e tij në Bjellorusi”, thuhet në komunikatën përfundimtare.

Sot pasdite ata do të zhvendosen në Madrid të Spanjës, ku është planifikuar të fillojë samiti i NATO-s, në të cilin do të marrë pjesë edhe Biden, shkruan Rai News.

Sanksionet kundër familjes së presidentit amerikan, sigurisht nuk janë një shenjë e mirë dhe vërtet konfirmojnë se tensioni në frontin e dialogut diplomatik nuk tregon asnjë shenjë uljeje. Shqetësimi më i rëndësishëm mbetet çështja e furnizimit me lëndë të para si gazi rus. “Ne e dinim që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë se një ndërprerje shumë serioze e gazit rus është e mundur”, tha Komisioneri Evropian për Energjinë, Kadri Simson, në fund të seancës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BURRI I VDES PAPRITUR NË SHTËPI, DJALI QËNDROI.../ Rrëfimi i trishtë i 39-vjeçares: Ka makthe natën, më tregoi gjëra të tmerrshme
Previous article ME PUSHIME NË TURQI ME DAGZ-IN/ Einxhelin e marrin mësysh, ja ç'i ndodhi moderatores në Turqi

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri Botë

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT