Vijon të rritet numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese që kanë goditur Greqinë, teksa janë regjistruar 14 të vdekur.
Mediat vendase raportojnë se një burrë dhe nëna e tij që ishin shpallur të zhdukur, janë gjetur të vdekur në zonën e Metamorfosit, në Kardicë.
Dy trupat u transportuan me një varkë të tërhequr nga një traktor, teksa të afërmit kanë shpërthyer në lot sapo kanë parë të afërmit e tyre të vdekur. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar të cilët rezultuan të zhdukur.Mëngjesin e sotëm u gjet edhe një 58-vjeçar i zhdukur nga Agios Dimitrios. Burri figuronte si i zhdukur që prej ditës së djeshme, më 9 shtator. Ai u gjet sot nga një dron midis zonave të Agios Dimitrios dhe Petrino. Ditën e djeshme në zonën detare të Turkonerit në Evia u gjet trupi i një burri, i cili u identifikua si një 77-vjeçar i zhdukur për shkak të motit të keq nga zona e Paltsit të Pelionit.
Sipas Mbrojtjes Civile, më 5 shtator një 42-vjeçar u gjet i vdekur në Agia Aikaterini Volos, më 7 shtator dy austriakë (ndoshta çift, mosha e panjohur) në Potistika Pelion. Më 9 shtator, një burrë u gjet midis vendbanimeve Agios Dimitrios dhe Petrino Karditsa. Në të njëjtën ditë, dy persona (një grua 85-vjeçare dhe djali i saj 65-vjeçar) janë gjetur në zonën e Metamorfosit të Karditës.Mëngjesin e sotëm u gjet edhe një 58-vjeçar i zhdukur nga Agios Dimitrios. Burri figuronte si i zhdukur që prej ditës së djeshme, më 9 shtator. Ai u gjet sot nga një dron midis zonave të Agios Dimitrios dhe Petrino. Ditën e djeshme në zonën detare të Turkonerit në Evia u gjet trupi i një burri, i cili u identifikua si një 77-vjeçar i zhdukur për shkak të motit të keq nga zona e Paltsit të Pelionit.


