Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi në Itali.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 87 vdekje, 17 më shumë se dje, duke e çuar në 33.229 numrin total të jetëve të humbura.
Sakaq, janë konfirmuar 516 raste të reja me covid-19, duke e çuar në 232.248 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura. Në 24 orët e fundit në Itali janë shëruar 2240 persona, 152.884 në total.