• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITEN TESTIMET/ Shtohen edhe rastet pozitive me koronavirus. Ja sa pacientë po mjekohen në dy spitalet COVID
Home
Sociale

RRITEN TESTIMET/ Shtohen edhe rastet pozitive me koronavirus. Ja sa pacientë po mjekohen në dy spitalet COVID

15 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sa herë që shkohet përtej me testimet, duke i rritur ato, kurba e infeksionit shënon një rekord të ri rastesh pozitive me COVID-19.

 

Dje, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 1351 testime dhe po për herë të parë është regjistruar një numër rekord rastesh të reja. Kështu, të mërkurën janë raportuar 203 raste të reja. Ndryshe nga çdo ditë tjetër, ku Tirana ka mbajtur peshën kryesore, ajo që vihet re është një shpërndarje e rasteve ditore edhe në rrethe. “Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë kryer 1351 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

SITUATA NË SPITAL

Përkundrejt shifrave në rritje të të infektuarve, situata në spital në 24 orët e një ditë më parë ka qenë e qëndrueshme. Të shtruar, sipas raportit të ministrisë, janë 239 pacientë, çka do të thotë se po punohet me kapacitet të plotë. “Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar”.

Në planin e vjeshtës parashikohej fuqizimi i kapaciteteve spitalore për të përgjigjur çdo situate të mundshme që mund të sillte pandemia. Në daljen e fundit para mediave, ministrja Manastirliu ka nxituar të vërë në dukje se janë më shumë se 1600 shtretër në dispozicion dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme me fuqizimin e spitaleve jo vetëm me pajisje mjekësore, por edhe me personel shëndetësor.

Por deklaratat kontradiktore të ministres për numrin e shtretërve kanë sjellë edhe reagimin e ish-deputetit të Partisë Demokratikë, Bardh Spahia. Sipas tij, qeveria po mashtron me kapacitetet spitalore duke dhënë shifra të ndryshme në çdo dalje publike. “Ja se si i kanë mashtruar njerëzit me zë e figurë, për kapacitetet spitalore në përballjen me Covid-19! Çdo herë japin shifër të ndryshme sepse nuk thonë kurrë të vërtetën! Vetëm gënjeshtra që zbulojnë se kjo qeveri impenjohet vetëm për koncesione e tenderë të errët sekretë e aspak për qytetarët! Nuk ka tjetër qeveri në botë që të injorojë qytetarët e vet në kushte pandemie, si kjo e Edi Ramës”, ka shkruar Spahia. Në lidhje me rastet fatale, dje, si pasojë e koronavirusit, kanë humbur betejën me sëmundjen 5 pacientë.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19: një 59-vjeçare nga Elbasani, një 79-vjeçare nga Vlora, një 87-vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi; 66 dhe 85 vjeç”. Nisur nga të dhënat, shkalla e vdekshmërisë në vendin tonë është 2.7 për qind, ndër më të lartat në rajon, një shqetësim ky që është bërë prezent edhe nga ekspertët e shëndetit.

MJEKIMI

Pas shqetësimeve të herëpashershme të ngritura nga mjekët dhe farmacistët, duket se ministria është vënë në lëvizje për miratimin e udhëzuesve të përditësuar që do të aplikohen për mjekimin e pacientëve, që nuk shfaqin komplikacione e për rrjedhojë ndiqen në kushte shtëpie.

“Dyfishojmë ekipet e terrenit të urgjencës kombëtare, për t’u përballuar edhe me një sfidë tjetër, që është sfida e trajtimit në banesë sipas protokolleve të reja që po miraton Komiteti Teknik i Ekspertëve për trajtimin në shtëpi të rasteve ambulatore”, tha ministrja të martën nga Qendra Kombëtare e Urgjencës.

Mjekët dhe farmacistët kanë ngritur shqetësimin për mënyrën sesi po trajtohen të infektuarit me COVID-19 në shtëpi. Sipas tyre, duke mos pasur një skemë mjekimi të përditësuar, mjekët e familjes janë duke dhënë pa kriter antibiotikë, duke rritur rrezikun për efekte anësore te pacientët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DYSHJA MË E MIRË..."/ Elita tregon me këto FOTO momentet e bukura të Gjikos duke luajtur me djalin
Previous article "TIRANA KA MANGËSI NË SULM, DUHET..."/ Omuri: Nuk vazhdohet me Vangjelin dhe Najdovskin në qendër të mbrojtjes

s.autor

Postime të ngjashme

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar Aktualitet

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C Aktualitet

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT