• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITEN TENSIONET/ Marrëdhëniet SHBA-Kinë, në nivelin më të ulët në mbi 40 vjet pas mbylljes së konsullatës
Home
Nderkombetare

RRITEN TENSIONET/ Marrëdhëniet SHBA-Kinë, në nivelin më të ulët në mbi 40 vjet pas mbylljes së konsullatës

28 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Konsullata amerikane në qytetin kinez Chengdu u mbyll zyrtarisht të hënën ndërkohë që marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë rënë në nivelin më të ulët në mbi 40 vjet.

Kina mori nën kontroll mjediset pasi marinsat amerikanë në këtë qytet në jugperëndim të Kinës ulën flamurin amerikan që fluturonte mbi ndërtesë.

Postimet në median sociale të ambasadës amerikane në Pekin dhe postimet Twitter si dhe në gjigandin kinez të komunikimeve Weibo deklaronin se kjo konsullatë kishte avancuar marrëdhëniet mes dy vendeve që në 1985.

“Sot i lëmë lamtumirën Konsullatës së Përgjithshme në Chengdu. Do ia ndjejmë përgjithmonë mungesën,” thuhej në postime.

Mbyllja kurorëzon shkallëzimin e tensioneve mes dy vendeve, pasi kinezët morën urdhër për mbylljen e konsullatës së tyre në Hjuston dhe punonjësit në këtë konsullatë u panë duke djegur dokumente në oborr. SHBA akuzoi konsullatën se ishte përfshirë në spiunazh dhe vjedhje të pronës intelektuale.

Që nga vendosja e marrëdhënieve zyrtare diplomatike mes dy vendeve, tensionet janë shkallëzuar mbi tema të shumta. Por analistët thonë se mbyllja e konsullatës amerikane të hënën shënon një rënie në pikën më të ulët në historinë moderne. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PASH SHUMË FLOKË QË BININ NË DUSH..."/ Trondit infermierja që trajtoi simptomat e koronavirusit
Previous article SITUATA ME COVID-19/ Eksperti austriak: Në Kosovë, gjysma e popullsisë është e infektuar me koronavirus

s.autor

Postime të ngjashme

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan Botë

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT