• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITEN RASTET E COVID-19 NË BRITANI/ Johnson: Nëse nuk respektohen masat e reja, qeveria e gatshme të përdorë ushtrinë
Home
Nderkombetare

RRITEN RASTET E COVID-19 NË BRITANI/ Johnson: Nëse nuk respektohen masat e reja, qeveria e gatshme të përdorë ushtrinë

23 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik Boris Johnson ka vendosur të përdorë të gjitha fuqitë që i jep ligji nëse ndesh në refuzimin e respektimit të masave të reja që tentojnë të përmbajnë përhapjen e infeksiont të Covid

Johnson, në një mesazh televiziv drejtuar kombit konfirmoi se masat e reja janë të detyrueshme, dhe se do të ketë më shumë kontrolle policore dhe gjoba më të larta dhe se qeveria është e gatshme “nëse është e nevojshme” të përdorë ushtrinë në mbikëqyrjen e masave anti-Covid.

Johnson iu referua pandemisë aktuale si “kriza më serioze me të cilën po përballet bota”.

Dje kryeministri britanik njoftoi paketën e re të masave të cilat mund të zgjasin deri 6 muaj, nëse nuk përmirësohet situate epidemiologjike në vend.

Kufizimet përfshijnë uljen e numrit të njerëzve në tubime dhe reduktimin e orarit të shërbimit në bare dhe restorante. Kryeministri Johnson e deklaroi këtë në Dhomën e Komunave, duke specifikuar që javën e ardhshme ekzekutivi do të paraqesë në Parlament një zgjatje të legjislacionit emergjent të miratuar në pranverë në fazën më të mprehtë të pandemisë.

Autoritetet e shëndetësisë në Britaninë e Madhe raportuan se gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan rreth 5000 raste të reja infeksioni, saktësisht 4926 persona të identifikuar të prekur nga koronavirusi.

Gjithashtu pati edhe 37 vdekje të shkaktuara nga pandemia.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 403 551 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 41 825.

Rritja e rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar është alarmante dhe autoritetet kanë frikë se nëse nuk veprojnë tani, nga mesi i muajit tetor mund të ketë 50,000 raste të reja në ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHIMET PËR HAKMARRJE/ Pas atentatit me tritol rrezikon të humbasë njërin sy, Preng Gjini niset me urgjencë drejt...
Previous article FRANCË/ Alarm për bombë, evakuohet kulla Eiffel (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT