• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rriten prurjet e lumit Drin, probleme në zonat e përmbytura në Shkodër
Home
Sociale

Rriten prurjet e lumit Drin, probleme në zonat e përmbytura në Shkodër

6 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emergjencat civile në Bashkinë e Shkodrës deklarojnë se gjendja në zonat e përmbytura është e vështirë për shkak të shkarkimeve të HEC-eve.

Nga monitorimi në terren është vënë re që prurjet e lumit Drin janë rritur me mbi 20 cm krahasimisht me një ditë më parë. Në njësinë administrative Ana e Malit janë të përmbytura 750 ha tokë. Ka prezencë uji në rrugën e fshatit Obot, 30-50 cm.

Për shkak të shkarkimeve në kaskadën e lumit Drin, përmbytjet e tokave janë shtuar sidomos tre ditët e fundit dhe mesa vlerësojmë do të vazhdojnë edhe për disa ditë në vijim.
Sipërfaqet e përmbytura sipas fshatrave në Nj.A. Ana e Malit:
Muriqan – 310 Ha
Oblikë – 280 Ha
Obot – 160 Ha
Total – 750 Ha
Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 550 Ha, ndërsa sipërfaqe e pakultivuar 200 Ha,t ë shpërndara si më poshtë:
1. Jonxhe 420 Ha
2. Kultura të dyta foragjere 100 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 2 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha

Mjeti i ushtrisë, sipas kërkesës së bërë nga Bashkia Shkodër, vazhdon të jetë i disponueshëm në rrugën e Obotit, për çdo rast nevoje të banorëve për të lehtësuar lëvizjen. Sot nxënësit kanë frekuentuar shkollën rregullisht. Paraqitet nevoja për bazën ushqimore për kafshët në fermat në zonën e përmbytur.
Në njësinë administrative Dajç janë të përmbytura 50 ha. Megjithatë, situata deri më tani nuk vlerësohet problematike.

Sipërfaqet e përmbytura sipas fshatrave ne Nj.A. Dajç:
Mushan – 30 Ha
Shirq – 20 Ha

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është:
1. Foraxhere 30 Ha
Problem shqetësues paraqiten edhe punimet që po bëhen në rrugën e Velipojës pasi në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës. Ka rreth 20 ha të përmbytura në njësinë administrative Bërdicë.

Sipas IGJEUM-it, rezulton se “lumenjtë do të kenë prurje të larta kryesisht në pjesën veriore të territorit. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës kanë pasur tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve. Sot dhe në vazhdim përgjatë datave 7 dhe 8 Mars 2018 rritja e prurjeve dhe e niveleve në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të jetë më e ndjeshme.
Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, rritet rreziku i zgjerimit të hartës së përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës. Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen në datën 8 Mars 2018.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bakaj: Të shesës një lojtar 30-vjeçar nuk është pak, Kukësi nuk do ta ndjejë mungesën time
Previous article Skënderbeu pa titull kampion? CAS jep këtë përgjigje

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT