Janë rritur frikshëm rastet e reja me Covid-19 në Kosovë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 888 raste të reja.
Ministria bën me dije po ashtu se 1 person ka humbur jetën.
Në krahasim me ditën e djeshme ku u regjistruan 562 raste të reja kemi një rritje të konsiderueshme me më shumë se 300 raste.


