• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITËN ÇMIMET/ Tatimet kapin 6 farmaci dhe 7 njësi të fruta-perimeve,nesër Task Forca në gjithë vendin
Home
Sociale

RRITËN ÇMIMET/ Tatimet kapin 6 farmaci dhe 7 njësi të fruta-perimeve,nesër Task Forca në gjithë vendin

14 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

6 farmaci dhe 7 njësi tregtare fruta-perime janë kapur me çmime abuzive ndaj qytetarëve. Rastet, njofton ministria e Financave dhe Ekonomisë janë konstatuar pas denoncimit të qytetarëve.

Ndërkohë që nga dita e nesërme, në qytetet kryesore të vendit do të jenë në terren Task Forca, me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjensia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së për të kontrolluar situatën dhe çmimet me qëllim shmangien e abuzimeve.

 

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si dhe në kushtet e ndalimqarkullimit, përmes strukturave të saj po monitoron sjelljen e tregjeve për të shmangur çdo abuzim të mundshëm nga tregtarët. Për këtë qëllim që nga dje është në dispozicion numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14, ku të gjithë mund të bëjnë denoncime të rasteve që konstatojnë.

 

Në zbatim të këtyre masave të marra nga të gjithë strukturat tona, Administrata Tatimore po ndjek nga afër zhvillimet e fundit, sidomos funksionimin e tregtisë. Është koha që të gjithë të bashkëpunojmë dhe solidarizohemi për të përballuar këtë situatë të vështirë, jo për të abuzuar.

Falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, ku vetëm sot janë regjistruar 75 denoncime. Në vijim të tyre DPT ka verifikuar 13 raste me shkelje të legjislacionit tatimor, nga të cilat 6 farmaci dhe 7 njësi tregtare fruta-perime. Gjatë verifikimeve janë evidentuar çmimet e shitjeve dhe të blerjeve, duke i kaluar për ndjekje të mëtejshme të organeve kopetente në rast rritjesh artificiale të tyre.

Ndërkohë që nga nesër në qytetet kryesore të vendit do të jenë në terren Task Forca, me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjensia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët të vijojnë denoncimin e rasteve abuzive dhe këshillojmë, që asnjëri të mos largohet nga njësitë tregtare pa marrë kuponin tatimor dhe të sigurohet që përshkrimi në kuponin tatimor është i njëjtë me mallin e marrë. Të gjithë bashkë, për t’i thënë jo abuzimi” njofton ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FALENDERIMI I GRAVE PËR RAMËN/ "S'kishte burr none të ma sillte burrin në shpi"
Previous article KORONAVIRUSI/ Rrini në shtëpi, Shefi i Shtabit të FA mesazh shqiptarëve

k.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë Aktualitet

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT