• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rriten çmimet e paketave të cigareve/ Ja paralajmërimi për vitin 2018
Home
Sociale

Rriten çmimet e paketave të cigareve/ Ja paralajmërimi për vitin 2018

24 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Çmimet e cigareve u rriten masivisht këtë javë me rreth 15 për qind për paketë. Të gjitha pikat e shitjes me pakicë po i shesin paketat me 300-400 lekë më shtrenjtë duke lajmëruar se një valë e re rritje do të vijojë edhe pas vitit të ri.

Distributorët e mëdhenj kanë argumentuar për tregtarët si arsye kryesore të rritjes së çmimeve procesin e formalizmit.

Brenda kësaj rritje po spekulohet me ndryshimin e akcizës, e pasi rritja e pritshme për vitin 2018 përfshin vetëm cigaret e luksit purot dhe cigarillot.

Distributoret e mëdhenj pohojnë se nuk i kane ndryshuar çmimet dhe kjo rritje po vjen si spekulim nga pakica.

Sipas shpjegimeve që japin tregtarët e pakicës formalizimi duket se është shkaku kryesor. Qeveria shqiptare tre muajt e fundit ka ndërmarre fazën e dytë të aksionit antiinformalitet.

Aksioni është përqendruar në subjektet e tregtisë me shumicë dhe pakicë pasi sipas analizës së riskut këto janë sektorët me evazorë në vend.

Tregtaret pohojnë se kostot e formalizimit po reflektohen në çmime, pasi përveç cigareve çmimet po rriten edhe për disa artikujt ushqimore industriale.

Këtë javë një paketë Marlboro u shit me 330 lekë nga 320 që ishte javën e kaluar. Gjithashtu një paketë Camel kushtoi 40 lekë më shtrenjtë.

Gjithashtu çmimet e paketave Eva dhe Merita janë rritur përkatësisht me 20 dhe 40 lekë. Paketat Philip Morris kushtuan 70 lekë më shtrenjtë dhe LM 30 lekë më shumë.

Edhe pse qeveria nuk e ka ndryshuar akcizën për cigaret e zakonshme, shihet se tregu nuk po i shmanget spekulimit. Është bëre traditë tashmë që në çdo fund të viti, çmimet e cigareve të rriten edhe pse niveli i taksimit nuk ndryshon. Tregtia e duhanit vijon të karakterizohet nga një informalitet i lartë që nga kontrabanda në dogana dhe me tej në tregtinë e brendshme. /Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk ka lumturi më të madhe se kjo, sipas Sara Hoxhës
Previous article Brexit, kryeministrja May kërkon fillimin e negociatave për tregtinë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

SFIDON GJKKO/ Meta: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor Aktualitet

SFIDON GJKKO/ Meta: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor

"ÇOHUNI O NJERËZ"/ E reja kërkon largimin e Ramës nga Vlora, gardisti e largon me forcë Aktualitet

"ÇOHUNI O NJERËZ"/ E reja kërkon largimin e Ramës nga Vlora, gardisti e largon me forcë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT